11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgjarjet ekstreme të motit/ Uraganet rriten me 300%, reshjet më intensive dhe...

Ngjarjet ekstreme të motit/ Uraganet rriten me 300%, reshjet më intensive dhe më shkatërruese. Sigurimet, tashmë një nevojë e panegociueshme

Ndryshimi i klimës është një normalitet i ri të cilin  nuk mund të pretendojmë se nuk e shohim më.

Për SHBA-në, duket se sezoni i uraganeve ka nisur një fillim shqetësues.

Temperaturat e sipërfaqes së detit po thyejnë rekorde.

Uragani ‘Beryl’ vrau 64 njerëz ndërsa shkatërroi dëme të mëdha materiale.

Stuhia tropikale “Debby” gjithashtu shkaktoi përmbytje shkatërruese përgjatë bregdetit të Atlantikut Jugor. Dhe, sezoni i uraganeve sapo ka filluar.

 

“Deep Sky Research” analizoi miliona të dhëna për të krijuar një model të reshjeve dhe stuhive bazuar në të dhënat klimatike të 4 dekadave të fundit. Dhe studimet tregojnë se:

 

  • Frekuenca e reshjeve ekstreme të stuhisë është rritur me 300%.
  • Reshjet intensive që ndodhnin vetëm një herë në 100 vjet tani do të ndodhin çdo 25 vjet.
  • Shkatërrimet dhe vdekjet që shkaktojnë reshjet intensive dhe përmbytjet kanë 300% më shumë probabilitet se 40 vjet më parë.
  • Shumica e vdekjeve të shkaktuara nga uraganet janë rezultat i vëllimeve të mëdha të ujit që bien në zonat bregdetare.
  • Kompanitë e sigurimeve po tërhiqen nga shtete si Florida për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Kjo po nxit një krizë në sigurimin e shtëpive dhe po dëmton vlerat e shtëpisë.
  • Mundësia e stuhive më të vogla është dyfishuar. Njësoj si Uragani Beryl, i cili pati një ndikim shkatërrues në zonën e Hjustonit dhe Karaibeve. Sasia e reshjeve që ra në një ditë në zonën e Hjustonit ndodh një herë në 7 vjet, por tani do të ndodhë mesatarisht çdo 3 vjet.

 

Sipas Munich Re, humbjet globale në gjysmën e parë 2024, si pasojë e katastrofave natyrore, arritën në 120 miliardë dollarë.

 

Këto humbje tejkaluan qartë vlerat mesatare për 30 vitet e mëparshme.

 

68% e humbjeve totale dhe 76% e humbjeve të siguruara u shkaktuan nga fatkeqësi si stuhi, përmbytje dhe zjarre.

 

SIGURIMI

 

Këto fenomene natyrore nuk janë më ngjarje të rralla. Ato do të ndodhin me frekuencë dhe ashpërsi më të madhe. Ndaj Sigurimi i çdo pasurie që posedojmë, shtëpi, biznes, automjet por edhe shëndet e jeta është tashmë një nevojë e panegociueshme.

 

Teksa ndjekim lajmet për ngjarjet që ndodhin në Europë dhe botë, nuk duhet harruar fakti se, Shqipëria është shteti më i rrezikuar nga katastrofat natyrore në kontinent.

 

Ekspertët ndërkombëtarë e kanë vendosur vendin tonë me rreth të kuq, me probabilitet të lartë risku, 8.46 nga 10 që është koeficienti maksimal.

 

Sipas përllogaritjeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria humb çdo vit si pasojë e fatkeqësive natyrore (zjarre, përmbytje, tërmete) mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë.

 

Ndërkohë, gati 5,000 shqiptarë dëmtohen ekonomikisht nga fatkeqësitë natyrore çdo vit.

 

Pse është i rëndësishëm Sigurimi nga Katastrofat Natyrore?

 

Garanci financiare: Fatkeqësitë natyrore mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pronën dhe asetet tuaja. Sigurimi ndihmon në zbutjen e ndikimit financiar duke ju mundësuar fonde për riparimin ose zëvendësimin e sendeve të dëmtuara ose të shkatërruara.

Mbrojtje e përfshirë: Sigurimi ofron një mbulim të gjerë për dëmet e shkaktuara nga tërmetet, përmbytjet, stuhi të forta dhe katastrofat e tjera natyrore.

Parandalim dhe këshilla: Përveç sigurisë, kompanitë ofrojnë edhe këshilla për parandalimin e dëmeve, duke ju ndihmuar të reduktoni rreziqet e katastrofave natyrore.

Asistencë 24 orë të ditës në 7 ditë të javës: Ekipet e ekspertëve të kompanive të sigurimit janë të gatshëm në çdo kohë për të ofruar ndihmë dhe këshilla gjatë emergjencave të katastrofave natyrore.

Rindërtimi pas dëmeve: Nëse dëmet ndodhin, kompanitë e sigurimit janë aty për t’ju ndihmuar në procesin e rindërtimit, duke ju kthyer prapë në kushte të sigurta.

Sigurimet nuk parandalojnë zjarret, përmbytjet, stuhitë apo tërmetet. Ato dëmshpërblejnë në rast dëmi duke e bërë qytetarin shumë më të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër. E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

 

Merrni tani një ofertë për sigurimin e Pronës, Shëndetit apo automjetit tuaj, duke shkruar në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

LEXO EDHE: Pse Sigurimi i Shtëpisë në SIGAL UNIQA?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat