14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTuristët e huaj më të ndërgjegjësuar/ Çfarë siguracioni kanë zgjedhur më së...

Turistët e huaj më të ndërgjegjësuar/ Çfarë siguracioni kanë zgjedhur më së shumti gjatë kësaj vere

Turistët e huaj, kryesisht ata italianë, kanë qenë të shumtë gjatë kësaj vere në Shqipëri.

 

Dhe një pjesë e mirë e tyre kanë mbërritur në vendin tonë me automjetet e tyre.

 

Por siç e dimë tashmë, çdo automjet me targa të huaja që futet në territorin e Republikës së Shqipërisë e ka të detyrueshme pajisjen me policën e sigurimit “Kufitare”, e cila mbulon përgjegjësinë civile të të siguruarit ndaj palëve të treta, kur ai përfshihet në një aksident dhe e është përgjegjës për dëme materiale, pasurore dhe/apo shëndetësore.

 

Dhe për ta bërë qëndrimin e tyre sa më të bukur, të qetë dhe të sigurtë, kompania më e madhe e sigurimeve në vend SIGAL UNIQA erdhi me një mundësi unike, të cilën, siç tregojnë shifrat, e përqafuan shumica e turistëve që mbërritën në Shqipëri.

Bëhet fjalë për mundësinë e blerjes së kombinuar të “Policës Kufitare” me Shërbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS” dhe/ose me “MiniKasko”.

Sipas asaj që raporton “SIGAL UNIQA”, shumica e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë muajt e fundit, jo vetëm që kanë zgjedhur të sigurojnë automjetin e tyre pranë kësaj kompanie por edhe kanë përfituar nga kjo ofertë, e cila vazhdon ende.

Për më tepër që, SIGAL UNIQA mundësoi edhe blerjen online të tij.

Çfarë është “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

“SIGAL UNIQA AutoSOS” është shërbimi asistencës rrugore, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon, që gjendet pranë jush në rast pamundësie për të lëvizur automjetin tuaj, qoftë një rënie e baterisë apo e gomës, mbarimit të karburantit, një defekti teknik apo përfshirjes në një aksident.

Çfarë ofron ky shërbim?

“SIGAL UNIQA AutoSOS” me mbulim Shqipërinë mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend i automjetit
  • Shërbim Karroatreci

Çfarë është “Minikasko”?

“MiniKasko” është sigurimi që mbulon dëmet e shkaktuara mjetit tuaj në rast përplasje me një mjet tjetër në rrugë dhe në lëvizje, pavarësisht se kush është fajtori i aksidentit.

Zona e Mbulimit: Territori i Republikës së Shqipërisë

Kohëzgjatja e sigurimit: Sipas kohë së qëndrimit, deri në 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.

BLINI ONLINE KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat