8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInskenuan aksidentin për të përfituar nga sigurimi, 3 të arrestuar në Tiranë

Inskenuan aksidentin për të përfituar nga sigurimi, 3 të arrestuar në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku tre persona kanë inskenuar një aksident.

Bëhet fjalë për A.M, F.B dhe E.R., të cilët sipas policisë, inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale.
Në momentin që janë konstatuar nga policia, një prej tyre ka tentuar të largohet, por është kapur.
“Arrestimi në flagrancë u bë pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetët”, pasi në datën 18.08.2025, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, në momentin që shërbimet e kanë konstatuar, njëri nga autorët është larguar në vrap, por është kapur nga punonjësi i policisë”.

 

Mashtrimi në sigurime

 

Sipas Nenit 145 të Kodit të Procedurës Penale, mashtrimi në sigurime përkufizohet si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime.

 

Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat