Duke nisur nga mbrëmja e djeshme Italia ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone, pasi vendi do të përfshihet nga rrebeshe shiu dhe stuhi, në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike, duke zgjatur paralajmërimet e lëshuara ditët e fundit.
Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile.
Në bazë të fenomeneve të pritshme dhe të vazhdueshme, është vlerësuar një alarm i verdhë për nesër, e martë 20 gusht, në disa sektorë të Emilia-Romagna dhe Marche, në Umbria, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Pulia, Kalabria dhe një pjesë të Siçili.
LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë natyrore por rikuperojmë pasuritë!