5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet3.63 milionë shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj/ 80% zgjodhën "Shëndet...

3.63 milionë shqiptarë, pushime jashtë vendit në 6 muaj/ 80% zgjodhën “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA

Numri i shqiptarëve që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë vendit ka arritur nivele të larta.

Sipas INSTAT janë regjistruar rreth 3.63 milion dalje nga pikat kufitare në territorin e Shqipërisë, 600 mijë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku shumica kanë fluturuar të paktën më shumë se një herë.

Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve në vend ka çuar shqiptarët të kërkojnë destinacione të cilat përmbajnë oferta turistike më të mira e favorizuar kjo dhe nga zhvlerësismi i monedhës Euro e cila po tregtohet në nivele shumë të ulta kundrejt valutës vendase.

Nga ana tjetër të dhënat e fundit nga Banka e Shqipërisë që i referohen 3-mujorit të parë të vitit, tregojnë se shqiptarët kanë shpenzuar për pushime jashtë vendit një total prej 541.3 milionë eurosh.

Kjo është një rritje prej 86.75 milionë euro nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke theksuar një tendencë të rritur për shpenzime gjatë udhëtimeve ndërkombëtare.

Destinacionet kryesore për shqiptarët mbeten Italia, Turqia dhe Greqia.

LEXO EDHETashmë edhe Online/ Pushimet jashtë Shqipërisë nisin me sigurimin “Shëndet në Udhëtim”

Por që të udhëtosh jashtë Shqipërisë duhet edhe Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”, i cili na mbron nga:

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

 

– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

 

– Emergjencat dentare, etj

Dhe sipas AMF, për periudhën janar-qershor 2024, kompania e sigurimit më e besuar edhe në këtë sigurim është SIGAL UNIQA, e cila zë 80% të tregut.

LEXO EDHE“Anullim Udhëtimi”, vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tashmë asgjë nuk mund ti prishë pushimet tuaja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat