Sigurimet janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë. Por për shkak të rrethanave të ndryshme, në Shqipëri nuk është ende në nivelet e duhura.
Tregu i sigurimeve në vendin tonë mbetet ende shumë i vogël dhe i pazhvilluar, edhe pse afro gjysma e tij zotërohet nga kompani të mirënjohura që operojnë në të gjitha tregjet europiane.
Dhe një rol të rëndësishëm këtu luan edhe edukimi financiar, i cili mungon në kurrikulat e shkollave tona.
Për të dhënë një informacion të përgjithshëm mbi sigurimet, çfarë ofrojnë ato dhe pse janë kaq shumë të rëndësishme, SIGAL UNIQA Group Austria ka nisur një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në disa prej qyteteve të vendit.
Kjo fushatë ka filluar tashmë në qytetin e Pogradecit, Fierit, Shëngjinit, Gjirokastrës, Durrësit, Beratit, Shkodrës, Velipojës dhe Kavajës ndërsa së shpejti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë