11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI nxehti shton problemet me lëkurën/ Infeksionet më të përhapura tek ata...

I nxehti shton problemet me lëkurën/ Infeksionet më të përhapura tek ata që frekuentojnë pishinat

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë shtuar rastet e pacientëve me probleme në lëkurë.

Dermatologia Rozana Çela thotë për Klan se, kryesojnë diegiet e lëkurës por dhe infeksionet bakteriale e mykotike.

“Sivjet problematikat e lëkurës janë në rritje edhe për vetë faktin se i nxehti këtë vit ka qenë më i shprehur. Rastet kanë qenë gati 30-40 vizita në ditë. Një ndër problematikat e shpeshta janë djegiet nga dielli, kur djegiet janë të shkallës më të lartë shfaqen me praninë e bulëzave, me ethe, me temperaturë”.

Ndërsa rastet me infeksione në lëkurë sipas mjekes vijnë kryesisht nga pacientë që kanë frekuentuar pishinat.

“Infeksionet nga plazhi janë më të pakta, kryesisht këto infeksione merren nga pishinat”.

Më problematike janë grupmoshat e reja.

“Janë kryesisht moshat nga 17 deri në 35-40, për vetë faktin se të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj temperaturave të larta, moshat e treta janë më të kujdesura.”

Për të mbrojtur lëkurën rekomandohet që të shmangen rrezet e diellit përgjatë orarit 10:00 – 17:00, ndërsa pushuesit duhet të riaplikojnë kremin e diellit me faktor të lartë mbrojtës çdo dy orë.

LEXO EDHE: Shqiptarët po preferojnë më shumë Kartat “SIGAL” për të marrë shërbime në spitalet më të mira

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat