-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4.6 miliardë lekë vetëm në qershor/ Gabimi që duhet evituar kur marrim...

4.6 miliardë lekë vetëm në qershor/ Gabimi që duhet evituar kur marrim kredi për blerje banese

Në qershor të këtij viti, bankat tregtare miratuan më shumë se 31 miliardë lekë kredi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, 22.2 miliardë i kanë përfituar bizneset dhe 8.8 individët.

Për bizneset, kredia e re duket se është përdorur për investim dhe blerje pajisjesh, por edhe pasurish të patundshme. Ndërsa për individët, vazhdon të jetë tërheqëse blerja e një banese me kredi, rreth 50%, 4.6 miliardë lekë.

Pjesa më e madhe e kësaj kredie është dhënë në lekë dhe interesi për euron po bie shpejt.

GABIMI QË DUHET EVITUAR KUR MARRIM NJË KREDI PËR BLERJE SHTËPIE?

Gjatë marrjes së një kredie ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne, siç është edhe Sigurimi i Shtëpisë që po blejmë.

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë diferencën mes “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.

Pse?

Banka e siguron banesën e kredituar për shumën që ajo ka dhënë kredi. Me pak fjalë, Banka siguron kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia që është lënë kolateral dëmtohet, atëherë kompania e sigurimit ka detyrim ti paguaj bankës vetëm kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por nëse shtëpia juaj nuk ka qenë e mbuluar në vlerën e saj të plotë, ju mund të mbeteni edhe pa banesë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Të sigurojmë shtëpinë me mbulim vlerën e plotë të saj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100,000 euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Siguroni investimin tuaj më të rëndësishëm me vlerën e tij real që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për ju dhe familjen tuaj!

LEXO EDHE: Me 47% të tregut/ Sigurimi i Pasurisë vazhdon ti besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat