11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse aritmitë dhe rrahjet e shpejta të zemrës janë më të shpeshta...

Pse aritmitë dhe rrahjet e shpejta të zemrës janë më të shpeshta gjatë verës

Temperaturat e larta të verës ndikojnë në shfaqjen e aritmisë dhe rrahjet e shpejta të zemrës.

Pacientët në këtë periudhë shfaqin në mënyrë më të shprehur këto problematika ose dhe për herë të parë.

Arsyeja kryesore sipas kardiologes Jona Leka është humbja e ujit nëpërmjet djersitjes.

“Kripërat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e një ritmi të rregullt të zemrës dhe rrahjeve të qeta të zemrës. Humbja e kaliumit është shumë i rëndësishëm në procesin e ruajtës së rrahjeve të zemrës të qeta dhe të rregullta”, thotë për RTSH kardiologia Jona Leka.

Po cili është regjimi ushqimor që duhet të ndiqet në këto raste, përpos konsumit të sasisë së nevojshme të ujit ?

Frutat, perimet dhe gjithashtu metodat si për shembull zierja e lëngut të kumbullave pasi kanë shumë kalium, bimët jeshile kanë shumë kalium. Duhet të ruhet balancimi ushqimor”.

Më  të prirur  për të shfaqur problematika më serioze janë pacientet e diagnostikuar me problematikë të shëndetit të zemrës, të pacientëve që kanë kaluar goditje në zemër apo dhe ata që vuajnë nga aritmia dhe në periudha të ndryshme të vitit kur humbja e ujit dhe kripërave është më e reduktuar.

Por kujdes duhet treguar në të gjitha fashat e moshave.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat