-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEmërohen drejtorët e rinj të Portit të Durrësit, AKBN-së, Kadastrës dhe IKMT-së

Emërohen drejtorët e rinj të Portit të Durrësit, AKBN-së, Kadastrës dhe IKMT-së

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, kanë sjellë lëvizje në drejtimin e disa institucioneve.

Pas emërimit të Pirro Vëngut, në postin e ministrit të Mbrojtjes, në krye të Autoritetit Portual Durrës, është vendosur Kreshnik Bajraktari, i cili ka mbajtur më parë detyrën e këshilltarit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai ka një eksperiencë të gjatë në fushën e transporteve dhe ka drejtuar për 8 vite qendrën e trafikut urban në kryeqytet. Bajraktari ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Pas emërimit të Petrit Malaj Ministër i Financave, në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është vendosur Erlind Sulo, i cili prej pak muajsh drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Pas emërimit të Ervin Hoxhës Ministër i Brendshëm, në krye të Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit është rikthyer Dallëndyshe Bici.

Vendin e lënë vakant nga kjo e fundit në drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e ka zënë Lorena Goxhobelli, e cila pas disa detyrave të rëndësishme në administratën publike, prej qershorit 2022 shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat