11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKëmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet...

Këmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet të sigurohemi?

Zemrat tona ndalen për një çast kur dëgjojmë nëpër edicione lajmesh “Aksident rrugor në…” apo “Një i vdekur e disa të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor”

Dhe tituj të tillë lajmesh po shtohen muaj pas muaji e vit pas viti me vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme që shënojnë më shumë humbje jete.

Në botë, vdekjet nga aksidentet rrugore vazhdojnë të rriten me miliona raste çdo vit duke u rënditur si shkaku i 8-të kryesor i humbjes së jetës përgjatë të gjitha popullsive dhe të të gjitha grup-moshave.

Dhjetëra milionë më shumë dëmtohen ose mbeten të paralizuar çdo vit, njerëz që vuajnë si pasojë e aksidenteve rrugore shpesh duke i ndryshuar atyre rrjedhën normale dhe të shëndetshme të jetëve të tyre si pasojë e efekteve afatgjata dhe/ose të pakthyeshme.

Këto humbje peshojnë jashtëzakonisht shumë mbi familjet dhe shoqëritë.

Shtim i aksidenteve rrugore në Shqipëri gjatë 6-mujorit të parë 2024

Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri, gjatë periudhës janar-qershor 2024, janë regjistruar 767 aksidente rrugore, me pasojë 976 të plagosur dhe 75 viktima.

Ndërsa vdekshmëria në aksidente rrugore për këtë 6-mujor është 9,8 për 100 aksidente.

Dëmet e paguara nga Kompanitë e Sigurimeve për sigurimet motorrike

Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, dëmet për sigurimet motorrike (TPL) për periudhën janar-qershor 2024, u rritën me 24.53% (2,9 miliardë lekë) krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë 2023, duke zënë 70.56% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Përse duhet të sigurohemi?

Sado të kujdesshëm të tregohemi dhe sado masa të kemi marrë, aksidentet ndodhin!

Edhe nëse vetë ja hedhim paq, shpesh përfundojmë të paditur nga ana e palëve të dëmtuara, çka mund të shkaktojë edhe pasoja serioze financiare.

Për këtë arsye, Sigurimi “TPL” nuk duhet thjesht për t’ja treguar policit në rrugë. Në rast aksidenti, ky sigurim ju garanton mbrojtje fianciare larshi palëve të treta. Dhe në mungesë të një sigurimi të tillë, çdo shpenzim do duhet ta paguani nga xhepi juaj.

TPL, ose Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik, mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore, përkeqësimin e shëndetit apo edhe humbjen e jetës.

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rrugë, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

LIMITET E PËRGJEGJËSISË

Sigurimi TPL është sigurim përgjegjësie dhe sigurim solidar, që ka për qëllim që të paguajë dëmet që shkaktohen të tretëve nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ose problemet në rrugë.

Duhet dalë e qartë se çfarë rrezikohet nga mungesa e një sigurimi TPL. Gjoba që vendoset nga policia është gjëja më minimale që mund të ndodhë në rast mospajisje me TPL.

Për një autoveturë, pronari/drejtuesi i mjetit rrezikon deri në 55 milionë lekë të reja pagesë dëmesh, që do ti kërkohen nga kompania përgjegjëse e sigurimit që ka paguar të demtuarit.

Për një furgon apo autobus për transport pasagjerësh, rrezikon deri në 150 milionë lekë pagesë dëmesh.

Për kamionë që tranportojnë lënddë të rrezikshme, rrezikon deri në 200 milionë lekë pagesë dëmesh.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI KASKO?

Nëse doni të mbroni mjetin tuaj edhe ne rastet kur ju jeni shkaktar i aksidentit, atëherë mjeti duhet të ketë siguracionin KASKO.

Ky siguracion mbulon të gjitha llojet e dëmeve aksidentale në rrugë, ndërsa është vetë klienti që përzgjedh rreziqet për të cilat mendon se mejti i tij është më i rrezikuar.

Ky sigurim, ndryshe nga sigurimi i detyrueshëm TPL, mbulon rastet në të cilat klienti është fajtor/shkaktar i dëmit.

SIGAL UNIQA ofron Sigurimin KASKO sipas nevojave dhe sipas buxhetit të klientit për mbrojtjen e mjetit të tij.

7 mbulimet KASKO:

  • Dëmtime Aksidentale
  • Thyerja e xhamave
  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion
  • Katastrofat Natyrore
  • Vjedhja
  • Vjedhja e pjesshme
  • Dëmtim ne parkim nga mjet tjetër
  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Përjashtohen dëmshpërblimet në rastet:

  • E përdorimit të alkolit dhe substancave narkotike.
  • Emrat e përdoruesve shkaktar të dëmit, nuk figurojnë në policë
  • Dëmet e shkaktuara nga persona që përdorin mjetin pa pasur leje drejtimi
  • Dëmet që pëson mjeti motorrik si pasojë e pjesëmarrjes në gara sportive
  • Dëmet që pëson mjeti motorrik në rrugë të painventarizuara
  • Dëmet e shkaktuara në mjetin e bllokuar nga Organet e Shtetit
  • Dëmet e shkaktuara nga transporti i lëndeve Radioaktive

Kujdes!

Mos pranoni fajin në aksident nëse ju nuk jeni fajtori dhe mos iu drejtoni palëve të treta për dëmshpërblim por vetëm kompanisë së sigurimit ku jeni të siguruar.

Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe.

Drejtohuni në kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentat, që është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës.

Zgjidheni problemin brenda kompanisë së sigurimit, kërkon vlerën që të takon dhe vijo jetën normalisht. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident.

Çdo sigurim për makinën tuaj, tashmë edhe ONLINE

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, ishte ndër të parat që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.

Ndërsa sot ky shërbim është lehtësuar akoma më shumë, ndërsa produktet që mund të blihen edhe ONLINE shtohen ditë pas dite.

Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL UNIQA, vetëm me një klikim. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, bashkë me Sigurimin TPL të merrni edhe Sigurimin nga Aksidentet për drejtuesin e mjetit.

Mësoni më shumë KËTU.

Mos prisni më! Merrni masa! Siguroni veten dhe të tjerët…

LEXO EDHERaporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

Për çdo pyetje, shkruani në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat