11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë e besuara në treg/ SIGAL UNIQA, “engjëlli mbrojtës” i çdo udhëtimi...

Më e besuara në treg/ SIGAL UNIQA, “engjëlli mbrojtës” i çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë

Në Shqipëri, në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës operojnë 8 kompani, por askush nuk është më i besuar se SIGAL UNIQA edhe sa i përket produktit të sigurimit “Shëndet në Udhëtim”.

Siguracioni që na mbron nga të papriturat shëndetësore kur ndodhemi jashtë Shqipërisë, për turizëm, punë apo studime, vazhdon ti besohet të njëjtit emër, SIGAL UNIQA-s.

Sipas raportit të AMF, kompania shqiptaro-austriake zë 80% të tregut në këtë produkt sigurimi.

Çfarë mbulon?

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
  • Emergjencat dentare, etj

Pse është i rëndësishëm?

Përballimi i emergjencave mjekësore: Gjatë udhëtimeve, mund të përballeni me situata emergjente mjekësore që kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale.

Kostot e larta shëndetësore: Në disa vende, shërbimet mjekësore mund të jenë shumë të shtrenjta. Por kur keni “Shëndet në Udhëtim” është kompania e sigurimit ajo që paguan për ju.

Shijim në maksimum i udhëtimit: Duke pasur “Shëndet në Udhëtim”, ju mund të udhëtoni me qetësi mendore duke ditur që jeni të mbrojtur nga çdo rrezik shëndetësor.

PSE SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja në Shqipëri, e cila së bashku me siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, sjell produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?

Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:

  • Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  • Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  • Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  • Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

Siguracioni i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.

Si mund ta blejmë Online sigurimin “Shëndet në Udhëtim”?

SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd

  1. Hyni nga celulari juaj në www.sigal.com.al
  2. Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.
  3. Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.
  4. Butoni “Bli Online” do t’ju orientojë direkt në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Mos lejoni që problemet shëndetësore apo aksidentet e papritura të prishin udhëtimet tuaja.

Me sigurimin “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA, ju jeni të mbrojtur kudo që shkoni.

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Grupi “SIGAL UNIQA”, lider i sigurimeve në Shqipëri edhe për 6-mujorin e parë 2024

Për çdo pyetje, shkruani në

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat