8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë/ Priten rekorde të...

Dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në botë/ Priten rekorde të reja në ditët e ardhshme

Temperatura mesatare e botës u ngjit në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të dielën e 21 korrikut, sipas monitoruesit të klimës së Bashkimit Europian.

Shërbimi i BE-së për Ndryshimet Klimatike të Kopernikut, C3S, zbuloi se temperatura mesatare globale e sipërfaqes u rrit në 17.09 gradë Celsius  më 21 korrik, pak më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 17.08 gradë Celsius i vendosur më 6 korrik të vitit të kaluar.

C3S konfirmoi se temperatura mesatare e së dielës pasqyron një nivel të ri të lartë, në rekordet e tyre që shtrihen deri në vitin 1940. Megjithatë, ata vunë në dukje se është ndryshimi midis temperaturave që nga korriku 2023 dhe të gjitha viteve të mëparshme fakti që bie në sy.

Para korrikut 2023, monitoruesi i klimës i BE-së tha se rekordi i mëparshëm ditor i temperaturës mesatare globale ishte 16.8 gradë Celsius më 12 gusht 2016. CS3 tha se tani kanë kaluar 57 ditë që nga 3 korriku i vitit të kaluar që e kanë tejkaluar atë rekordin e mëparshëm.

Vapa e tepërt ka kapluar pjesë të mëdha të SHBA-së, Rusisë dhe Europës Jugore ditët e fundit. Nxehtësia ekstreme është bërë shumë më e mundshme nga kriza klimatike, nxitësi kryesor i së cilës është djegia e lëndëve djegëse fosile.

LEXO EDHE: BB: Ndryshimet e klimës do t’i sjellin humbje Shqipërisë sa 15.7% e PBB-së deri më 2050

CS3 konfirmoi kohët e fundit se brezi i nxehtë më shumë se njëvjeçar i planetit vazhdoi me shpejtësi në qershor. Çdo muaj që nga qershori i vitit të kaluar, është renditur si më i nxehti i Tokës që nga fillimi i regjistrimeve, krahasuar me muajin përkatës të viteve të mëparshme.

Disa studiues të klimës kishin paralajmëruar më parë se një rrjedhë e jashtëzakonshme e nxehtësisë rekord ka të ngjarë të sjellë një verë të gjatë dhe të nxehtë. Shkencëtarët kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për reduktim të shpejtë të emetimeve të gazeve serë për të ndaluar rritjen e temperaturave mesatare globale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat