-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarret si një rrezik serioz, 70 vatra në Vlorë vetëm gjatë korrikut/...

Zjarret si një rrezik serioz, 70 vatra në Vlorë vetëm gjatë korrikut/ Sigurimi i Pronës, më i rëndësishëm se kurrë

Mbi 70 raste zjarresh janë regjistruar në Vlorë vetëm gjatë muajit korrik.

Shërbimi zjarrfikës konfirmon se vatrat kanë qenë thuajse të përditshme, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta.

Problematike situata mbetet te zjarret në banesa apo ambiente shërbimi kryesisht gjatë fundjavave.

“Shkak i zjarreve ne banesa janë mbingarkesa elektrike apo pakujdesia qe tregojnë vete qytetaret si dhe mospastrimi i ambienteve përreth çka sjell edhe situata problematike”.

Reparti zjarrfikëses ka 7 mjete në total por nuk janë të mjaftueshme pasi disa prej tyre qëndrojnë në shërbim 24 orë në pikat kyçe si në Llogora apo edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve .

“Mjetet herë herë kanë probleme amortizimi dhe disa prej tyre nuk janë të përshtatshme për objekte të larta apo rrugë të ngushta.”

Zjarret kanë shkaktuar situata problematike edhe në Orikum, Rradhimë apo Llogara.

Sigurimi i Pronës, një temë sa e rëndësishme aq edhe aktuale

Siç e dimë të gjithë, zjarri është një rrezik real për pronën tonë dhe nëse nuk jemi të përgatitur, mund të humbasim gjithçka që kemi punuar aq shumë për ta ndërtuar dhe ruajtur.
Prandaj, është e rëndësishme të marrim masa paraprake për të siguruar pronën tonë.

Çfarë përfitimesh ka Sigurimi i Pronës?

Sigurim i përgjithshëm: Ky sigurim do t’ju mbulojë për humbjet materiale të shkaktuara nga zjarri dhe rreziqet shtesë. Nuk ka më nevojë të shqetësoheni për riparimet e shtrenjta pas një ngjarjeje të papritur.

Paqëndrueshmëri e jetës: Nëse jeni të detyruar të lini shtëpinë tuaj për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri dhe jo vetëm, sigurimi do t’ju mbulojë shpenzimet për strehim dhe ushqim për një periudhë të caktuar.

Sigurim për pasuritë personale: Sigurimi do t’ju mbulojë edhe për humbjen e pasurive personale, siç janë pajisjet elektronike, mobiljet, pajisjet sportive, dhe shumë më tepër.

Sigurimi i pronës është një investim i vlefshëm për të siguruar të ardhmen tuaj dhe të familjes suaj.

Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al 

Le të jemi të përgatitur për të përballuar rreziqet e papritura dhe të ruajmë pronën tonë të çmuar…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat