14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTemperaturat e larta kanë rritur sëmundshmërinë te fëmijët, ja cilat mbizotërojnë

Temperaturat e larta kanë rritur sëmundshmërinë te fëmijët, ja cilat mbizotërojnë

Temperaturat ekstremisht të larta të ditëve të fundit kanë ndikuar në rritjen e sëmundshmërisë, kryesisht tek të vegjlit.

Në urgjencën pediatrike të QSUT-së ato që mbizotërojnë më shumë janë shqetësimet gastrointenstinale ose sëmundje që shkakton bark dhe të vjella.

Shefi i urgjencës pediatrike Albert Lama thotë për RTSH se çdo ditë paraqiten mbi 240 fëmijë por kryesisht gjatë orëve të natës më shumë ndërsa fundjave e kapërcen këtë shifër.

”Shumica e rasteve janë të leh5ta një pjesë e tyre janë që trajtohen. Fundjava ka një fluks të shtuar”.

Delikate gjatë këtyre ditëve është qasja ndaj plazheve dhe pishinave si dhe higjiena ushqimore që shpesh krijojnë kushte për këto shqetësime.

Mjekët apelojnë për plazh të kujdesshëm më fëmijët nën 1 vjeç dhe shmangie të daljes jashtë nga ora 11 deri në orën 17 pasdite.

Disa këshilla për të parandaluar gastroenteritet:

  • Konsumimi i sa më shumë lëngjeve;
  • Përdorimi i ushqimeve të freskëta apo të sapopërgatitura;
  • Përdorimi i ujit higjienikisht të pastër;
  • Pastrimi i mirë i enëve të gatimit;
  • Mbrojtja e ushqimeve dhe enëve të kuzhinës nga insektet;
  • Përpunimi i mirë i ushqimit, gatimi i plotë i tij;
  • Përdorimi i veshjeve të lehta pambuku;
  • Ushqimi i foshnjave sa më shumë me gji.

LEXO EDHE: “Karta e Kujdesit Shëndetësor”, më shumë mbrojtje me shumë pak shpenzime

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat