8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRegjistrimi i popullsisë, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659...

Regjistrimi i popullsisë, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake nga regjistrimi i fundit i popullsisë.

Sipas ASK-së, në Kosovë jetojnë 1 milion e 586 mijë e 659 banorë. Ndërsa në diasporë rreth 600 mijë.

Në bazë të regjistrimit të vitit 2011, Kosova kishte 1 milionë e 739 mijë banorë.

Nga statistikat e prezantuara sot, u kuptua se në Kosovë ka më shumë burra se gra.

Konkretisht, në Kosovë jetojnë 795,046 banorë të gjinisë mashkullore, ndërsa 791,614 janë banore të gjinisë femrore.

Dominon popullsia e grupmoshave 16-64 vjeç, ndërsa ka rënie tek popullsia 0-15 vjeç. Po ashtu, sipas prezantimit, vërehet një rritje tek popullsia mbi moshën 65-vjeçare.

Numri i banesave është 560 mijë. Numri i ekonomive familjare 353 mijë ekonomi familjare, derisa numri mesatar i anëtarëve për familje është 4.5 banorë.

Komunat me rritje në numrin e popullsisë janë:

Fushë Kosova 83,99%

Parteshi 81.93%

Graçanicë 81,46%

Shtërpcë 56,71%

Kllokoti 19,13%

Prishtinë14,21%

Obiliq 5,78%

Mamusha 1,96%

Ferizaj 0,68%.

Ndërkohë në të 29 komunat e tjera ka rënie të numrit të popullsisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat