15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Qeveritë shkojnë e vinë, pensionet në vend rrinë'/ Pensionistja: Nuk mbushim dot...

‘Qeveritë shkojnë e vinë, pensionet në vend rrinë’/ Pensionistja: Nuk mbushim dot as një dhëmballë

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka njoftuar se në  vitin 2022 do të ketë një rritje të pensioneve me 2.3% deri në 3%.

Për  të moshuarit  kjo është një rritje minimale dhe pothuajse nuk ka efekt në portofolin e tyre.

Në një prononcim për Ora News, një pensioniste thotë se me rritjen e pensioneve, nuk i dalin lekët “as për të rregulluar një dhëmballë të dentisti”.

“Ai pension që marr unë, 265 mijë lekë nuk më del për arsye se jeta ka shumë. Jo ilaçe se ne jemi me shumë sëmundje. Nuk dua t’ju bie barrë fëmijëve. I thonë një fjalë qeveritë shkojnë e vinë pensionet në vend rrinë. Shteti duhet të punojë më shumë. Ka 30 vite që i risin pensionet me 2% me 3% për mendimin tim është një veprim shumë i gabuar. O rrite pensionin tamam se me këto përqindje të vogla nuk mund të mbushim një dhëmballë“, shprehet pensionistja.

Lexo edhe: Kriza me skemën e pensioneve në Shqipëri, zgjidhja që na nevojitet

Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Pano Soko shprehet se ndjehet në turp nga ky nivel pensionesh.

“Ne duhet të na vijë turp dhe mua më vjen turp si individ si person që kam kontribuar në këtë shoqëri që akoma sot vendi im nuk e përballon minimumin jetik.

Mendoni se çfarë deficiti do të krijohet në skemën e pensioneve në qoftë se pensioni minimal, atë në fshat po themi, që sot është 90 mijë lekë të vjetra as për bukë e ujë nuk ju del po ti pjesëtosh me 30 ditë ju bie 3 mijë lekë,1 mijë lekë bën buka.

Ne sot pas 30 vitesh nuk ju sigurojmë dot pjesës më të madhe të shoqërisë minimumin jetik”.

Lexo edhe: Pensionet private njohin rritje, Fondi SIGAL më i madhi me 43.5% të tregut

Në një situatë të tillë, një ndër zgjidhjet, shumë e përhapur prej vitesh tashmë në botë por së fundmi gjerësisht edhe në Shqipëri, është investimi në një Fond Vullnetar Pensioni.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh i Pensioneve Vullnetare në Shqipëri është SIGAL PENSION, me mbi 43% të totalit.

Po përse shqiptarët kanë zgjedhur Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL? Ja 29 arsyet:

  1. Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.
  2. Lider ne tregun e pensioneve private duke zotëruar rreth 45% të tij
  3. Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.
  4. Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
  5. Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
  6. Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
  7. Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
  8. Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
  9. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
  10. Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
  11. Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
  12. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.
  13. Asetet e Anëtarëve : (më datë 15.11.2021
  14. Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.
  15. Astetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
  16. Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.
  17. Kontributet dhe fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të Fondit nuk i nënshtrohet tatimit për aq kohë sa anëtari është pjesë e tij. Kur anëtari tërhiqet atëhere aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale.
  18. Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: 1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar trashëgimie; 5) Pagesa të parakohshme.
  19. Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar.dhe nga investimi i tij.
  20. Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjidhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma: 1) në mënyrë të menjëhereshme; 2) në mënyrë periodike si pension; c) në mënyrë të parakohshme.
  21. Pensioni paguhet në bankën ku keni llogarinë tuaj.
  22. Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  23. Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.
  24. Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
  25. Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
  26. Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
  27. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/
  28. Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al
  29. Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

Lexo edhe: “Parajsat” e moshave të treta, shtetet me sistemin më të mirë të pensioneve

Planifikoni të ardhmen me Fondin SIGAL dhe jetoni jetën tani…

Për më shumë informacion:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat