11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRast që përsëritet, aksidentohet rëndë punëtori në Pogradec/ Koha që shteti të...

Rast që përsëritet, aksidentohet rëndë punëtori në Pogradec/ Koha që shteti të ndërhyjë

Një punëtor është aksidentuar rëndë në vendin e punës ditën e djeshme në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit liqenor dhe sipas informacioneve, punëtori ka marrë dëmtime të rënda pasi dyshohet se e ka zënë poshtë një pjesë muri.

Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit por gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që mjekët të marrin masat për ta transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

“Mesditën e sotme (e djeshme), në lagjen nr. 1,  Pogradec, shtetasi A. Xh., 27 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar gjatë punës për rikonstruksionin e një banese dhe si pasojë është dëmtuar”, thuhej në njoftimin zyrtar të Policisë.

Aksidentet në Punë

Sipas raportit të vitit 2023 të Inspektoratit të Punës, 168 punëtorë kanë pësuar aksident në vendin e punës nga të cilët 30 kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar dëme të pjesshme apo të plota, duke mos qenë më të aftë për të punuar.

3 sektorët e ekonomisë me incidencën më të lartë të aksidenteve janë miniera, ndërtimi dhe fasoneria.

Ç’ka do të thotë me qindra familje mbeten pa kryefamiljarë, rrjedhimisht pa asnjë burim të ardhurash.

Koha që shteti të ndërhyjë

Koha që shteti të ndërhyjë ka ardhur tashmë! Dhe jo të ndërhyjë duke gjobitur apo proceduar penalisht kompani të ndryshme, pasi këto janë të përkohshme. Kjo situatë kërkon zgjidhje afatgjatë.

  • Detyra e shtetit është që të mbikqyrë zbatimin e kushteve të punës dhe sigurisë së jetës;
  • Detyra e shtetit është që të vendosë rregulla për sigurinë në punë dhe të kujdeset që këto rregulla të zbatohen;
  • Detyra e shtetit është që ligjet, të cilat harton dhe miraton, të mos mbeten në letër por të zbatohen (siç është ligji për sigurimin e detyrueshëm të minatorëve, i cili në pjesën më të madhe nuk zbatohet);
  • Detyra e shtetit është që të marrë masa për çdo kompani apo ndërmarrje që nuk zbaton rregullat, ligjet dhe Kodin e Punës duke e penalizuar deri në mbyllje të aktivitetit;
  • Detyra e shtetit është që të forcojë rregullat dhe ligjet që punonjësit mos të trajtohen si skllevër por t’u sigurohen kushtet e punës e mbi të gjitha t’u sigurohet jeta në punë;

Madje ka ardhur koha që, shteti të bëjë të detyrueshme disa sigurime, siç është sigurimi i jetës dhe shëndetit në disa profesione që paraqesin rrezikshmëri të lartë (përfshirë këtu edhe minierat e ndërtimin), përgjegjësinë ndaj palëve të treta për profesione si mjekë, infermierë, inxhinierë eetj pasi nga këta të fundit varet jeta e shumë personave të tjerë.

Qytetarët kanë detyrat e tyre karshi shtetit, siç janë pagesa e taksave dhe tatimeve, por edhe shteti duhet të bëjë detyrën e tij dhe më kryesorja është: “Tu sigurojë jetën dhe shëndetin qytetarëve të saj”.

Dhe mënyra më efikase për ta bërë këtë është që ta delegojë këtë përgjegjësi dhe rëndesë financiare tek kompanitë e sigurimeve, të cilat kanë të gjitha kapacitetet për të qenë partnerë të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve për të lehtësuar financiarisht tragjeditë dhe fatkeqësitë që mund tu ndodhin.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT

Ky sigurim ofron një sërë përfitimesh për punëdhënësin, punëmarrësin dhe familjen etij.

Ai dëmtimet fizike ashtu edhe humbjet e jetës, ndërsa ofron një sërë përfitimesh:

Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit është një komponent jetik për çdo vend pune, i cili nuk duhet neglizhuar.

Besojini shëndetin tuaj dhe të punonjësve tuaj një emri të madh, siç është SIGAL UNIQA Group Austria, e cila ofron garanci dhe siguri.

Sigurimet nuk parandalojnë ngjarjet aksidentale. As rikthejnë njerëz në jetë. Ato shërbejnë si garanci për vazhdimësinë e jetës, biznesit dhe çdo fushe tjetër nga ana financiare.

Një industri sigurimesh e zhvilluar do të thotë një ekonomi e zhvillua, me shumë likuiditet dhe me më shumë hapësira.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat