11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMosha mesatare e popullsisë shkon në 42.5 vite/ Rritja e jetëgjatësisë “i...

Mosha mesatare e popullsisë shkon në 42.5 vite/ Rritja e jetëgjatësisë “i bën gropën” skemës së pensioneve

Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri ishte 21.286 gjatë vitit 2023, rreth 11,3% vdekje më pak krahasuar me vitin paraardhës.

Shifrat e larta të emigracionit të popullsisë në moshë pune dhe rritja e numrit të personave në moshë të tretë, pritet t’i japin një goditje më të rëndë skemës së pensioneve.

Referuar të dhënave të Censit 2023, mosha mesatare e popullsisë është 42.5 vite, nga 35.3 vite që ishte në Censin e vitit 2011. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011-tës, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4%.

Po si do të ndikojë kjo në skemën e pensioneve?

Nga kjo parashikohet një thellim i hendekut midis numrit të pensionistëve dhe numrit të kontribuesve.  Rritja e jetëgjatësisë ka shtuar pensionistët dhe rënia e numrit të personave në moshë pune, ka pakësuar numrin e kontribuesve.

Krahas kësaj, informaliteti i ekonomisë dhe puna në të zezë përkthehen në më pak kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore, ku aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 1,3 milion të punësuar, 40% e të cilëve nuk kontribuojnë në skemë.

Që skema e pensioneve të vetëfinancohet, duhet që për çdo pensionist, të paguhen kontribute të sigurimeve shoqërore për të paktën 2 punonjës aktivë. Aktualisht, në Shqipëri ka 705 mijë pensionistë dhe raporti kontribues-përfitues është 1.17 me 1.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

LEXO EDHE“Pensionet Private, Pensionet e së Ardhmes“

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat