15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreBurri këput qëllimisht dy këmbët poshtë trenit për të përfituar 2.5 milionë...

Burri këput qëllimisht dy këmbët poshtë trenit për të përfituar 2.5 milionë $ sigurime

Një gjykatë në Hungari ka vendosur sot se i akuzuari Sandor Cs. 54 vjeç, ka qëndruar qëllimisht në binarët e hekurudhës në vitin 2014 që treni të kalonte sipër këmbëve të tij.

Sandor është përballur me hetime nga autoritetet që prej vitit 2014 kur të dyja këmbët iu prenë nga treni në fshatin hungarez të  Nyircsaszari.

Dyshimet për incidentin nisën kur autoritetet mësuan se Sandor kishte bërë 14 sigurime jete të njohura si ‘të riskut të lartë’, në vitet para incidentit.

Sandor, i cili mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota pas incidentit ndërsa tani ka vendosur proteza këmbësh artificiale, thotë se bëri sigurimet e tij pas këshillave financiare që kishte marrë nga ekspertët.

Gruaja e tij kishte bërë ankimimet për paratë e sigurimeve pak pas incidentit, por kompanitë menjëherë kishin refuzuar duke dyshuar se plagët ishin të vetë-shkaktuar nga klienti.

Sandor ruan pafajësinë e tij duke thënë se kishte shkelur një copë xhami që e bëri të humbiste ekuilibrin e të binte para trenit që sapo i nis nga stacioni.

Incidenti bëri që Sandor të gjymtohej në të dyja këmbët nga gjuri e poshtë.

Hetimet për çështjen janë zhvilluar prej shtatë vitesh, por ishin komplikuar nga ndryshimi i versionit të ngjarjes prej makinistit të trenit.

Fillimisht drejtuesi i mjetit tha se Sandor kishte rënë, por më vonë tha se u hodh qëllimisht para trenit.

Çështja është mbyllur me një dënim të pezullaur prej dy vjet burg për Sandor i cili duhet gjithashtu të paguajë rreth $5000 kosto ligjore.

Sandor tha për rrjetin vendas Blikk pas dhënies së vendimit: “Është një vendim shumë i pazakontë, sigurisht nuk është ajo që prisja.

Para incidnetit Sandor punonte në sektorin e energjisë termale dhe instalonte boliera në shtëpi dhe ambjente të tjera, por karriera e tij u ndal pas prerjes së këmbëve.

Nuk është e qartë nëse Sandor do të apelojë vendimin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat