Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh, Bashkia Dropull teksa flakët po i afrohen shtëpive.
Për këtë arsye policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë çka ka shkaktuar rradhë të tëra mjetesh në të dy anët e rrugës.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banorëve të Grapshit.
Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSH dhe nga Fieri.