2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga 1 Korriku, Vodafone rrit çmimet e paketave me parapagesë

Nga 1 Korriku, Vodafone rrit çmimet e paketave me parapagesë

Vodafone Albania do të shtrenjtojë përsëri çmimin e paketave celulare me parapagesë dhe me kontratë duke filluar nga data 1 korrik, shkruan “Monitor”.

Sipas njoftimit të kompanisë, çmimi për tre paketat kryesore me kontratë dhe me parapagesë do të rritet me 100 lekë për secilën.

Konkretisht, paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Easy do të riemërtohet në Vodafone Go dhe çmimi do të rritet nga 1000 lekë në 1100 lekë. Sasia e minutave dhe mesazheve të shkruara të paketës do të qëndrojë e njëjtë, përkatësisht 300 minuta dhe 300 SMS, ndërsa sasia e internetit do të rritet nga 1 GB (gigabyte) në 2 GB.

Paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Advance do të riemërtohet në Vodafone Run dhe çmimi do të rritet nga 1500 lekë në 1600 lekë. Njësitë e komunikimit do të ngelen të pandryshuara në 2000 minuta, 2000 SMS dhe 10 GB internet.

Paketa 30 ditore me parapagesë Vodafone Max do të riemërtohet në Vodafone Run dhe çmimi do të rritet nga 2000 lekë në 2100 lekë. Paketa do të vazhdojë të përmbajë 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS dhe 10 minuta ndërkombëtare, por sasia e internetit do të ulet nga 30 GB në 20 GB.

Ndryshime të ngjashme do të pësojnë edhe çmimet mujore të paketave me kontratë (paspagesë).

Paketa Vodafone Next Easy do të riemërtohet në Vodafone Next Go dhe çmimi do të rritet nga 900 lekë në 1000 lekë. Numri i minutave (300) dhe SMS-ve (300) të ngelet i njëjtë, por sasia e internetit do të rritet nga 1 GB në 3 GB.

Paketa me kontratë Vodafone Next Advance do të riemërtohet në Vodafone Next Go dhe tarifa mujore do të rritet nga 1400 lekë në 1500 lekë. Sasia e minutave (2000) dhe SMS-ve (2000) do të ngelet e njëjtë, ndërsa sasia e internetit do të rritet nga 10 GB në 15 GB.

Paketa me kontratë Vodafone Next Max do të riemërtohet në Vodafone Next Fly dhe tarifa mujore do të rritet nga 1900 lekë në 2000 lekë. Njësitë e komunikimit do të ngelen të pandryshuara në 3000 minuta kombëtare, 3000 SMS, 10 minuta ndërkombëtare dhe 30 GB internet.

Ky është viti i dytë radhazi që Vodafone Albania rrit çmimet e paketave mujore të komunikimit me parapagesë dhe kontratë. Një rritje e çmimeve, në inervalin 100-200 lekë, u aplikua edhe vitin e kaluar, nga të dy operatorët, Vodafone dhe One.

Kompania tjetër, One Albania, deri tani nuk ka njoftuar rritje të çmimit të paketave për këtë vit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat