5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Janë shkatërruar të gjitha"/ Zjarret në banesa dhe mossigurimi, mungesa e kulturës...

“Janë shkatërruar të gjitha”/ Zjarret në banesa dhe mossigurimi, mungesa e kulturës që po na kushton të ardhmen

Një zjarr i madh dogji mbrëmjen e djeshme katër shtëpi në Shkodër, ku fillimisht flakët janë aktivizuar në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T.

Njëra prej banoreve e shokuar ka deklaruar për mediat se, nuk i ka mbetur më asgjë tjetër, pasi të gjitha gjërat janë djegur.

“Ka dëme deri në themel. Janë çarë muret. Vetëm të rrim në shi tani. Ishalla Zoti e rregullon. Në shtëpi ka qenë burri. Bombolat kanë plasur më pas. Burrin e kanë nxjerrë fëmijët e kunatit nga shtëpia. Janë djegur me frigorifer, orendi, të gjitha, edhe rrobat janë djegur”.

Si ndodhi ngjarja?

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T. Por flakët janë përhapur më pas edhe në tri banesa të tjera ngjitur me të, njëra prej tyre e pabanuar.

“Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar”, njoftoi Policia.

Zjarret në banesa dhe mossigurimi/ Mungesa e kulturës që po na kushton të ardhmen

Përveç rastit të sotëm, pak ditë më parë në Shkodër pati një tjetër zjarr të madh, i cili la pas dëme të mëdha në shumë prona.

Ngjarje të tilla ndodhin gati çdo ditë në Shqipëri, duke u shndërruar në një alarm për banorët, por edhe komunitetin.

Të përbashkët këto ngjarje nuk kanë vetëm përfshirjen nga flakët, por edhe që janë të pasiguruara me qytetarët shqiptarë që vazhdojnë të neglizhojnë sigurimin e pronës së tyre, ashtu siç ndodh edhe me jetën dhe shëndetin.

Mungesa e kulturës për t”u siguruar dhe mendësia se “përgjigjet shteti për çdo gjë” po u kushton shumë shtrenjtë shqiptarëve. Po u kushton jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen.

Një policë sigurimi që kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit do t”i kishte mbrojtur nga dëmet financiare që pasojnë ngjarje të tilla.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ka hartuar paketa sigurimi të personalizuara për çdo familje, duke u përshtatur me nevojat dhe buxhetin e tyre.

Çmimi i sigurimit të shtëpisë nuk është i lartë, përkundrazi mund të quhet pa frikë simbolik, por duhet që qytetarët të ndërgjegjësohen që sigurime të tilla na mbrojnë ekonomikisht dhe na bëjnë që edhe në raste fatkeqësish ne të vazhdojmë jetën normalisht.

Risjellim në vëmendje dëmet nga 2 tërmetet e fundit të vitit 2019 që ishin shumë të mëdha. Por të gjithë ata qytetarë që i patën siguruar banesat u dëmshpërblyen dhe jeta e tyre nga pikëpamja ekonomike vazhdon njëlloj si më parë.

SIGURIMI I SHTËPISË MBULON DËMET NGA:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Tërmeti
  • Fatkeqësitë Natyrore
  • Rrjedhja e tubacioneve
  • Thyerja e xhamave

Por mos neglizhoni edhe një element tjetër po kaq të rëndësishëm, “Sigurimi i përgjegjësive të palëve të treta”.

Duke patur këtë sigurim, ju mund të qëndroni të qetë ose të shkoni me pushime pa e kthyer kokës pas. Edhe nëse prona e fqinjit dëmtohet si pasojë e një ngjarjeje që nis nga e juaja, jeni sërish të mbrojtur financiarisht.

PSE SIGAL UNIQA?

  • Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej 25 vjetësh
  • Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
  • E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
  • Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
  • Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet
  • Mundësi e blerjes online të sigurimit

ZGJIDH ONLINE një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ofron SIGAL UNIQA me vetëm një klik KËTU

Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin dhe dinjitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur keni më shumë nevojë.

Sa kohë që ngjarjet e papritura, aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parashikojmë dhe për pasojë as t’i parandalojmë, më e pakta që mund të bëjmë është të sigurohemi.

Merrni një ofertë për sigurimin e shtëpisë suaj duke shkruar tani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat