24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBreshëri shkatërron bujqësinë/ Fermerët në Kolonjë: Na u shkatërrua puna e gjithë...

Breshëri shkatërron bujqësinë/ Fermerët në Kolonjë: Na u shkatërrua puna e gjithë vitit

Fermerët e disa fshatrave të Kolonjës janë dëmtuar si pasojë e breshërit të një dite më parë.

Të mbjellat e tyre janë prekur masivisht duke shkaktuar dëme në masë si në perime ashtu dhe në pemëtari dhe vreshtari.

Sipas të dhënave fshatrat e prekur janë Rehova, Taçi, Starja, Gjonçi, etj ku qindra hektarë me fruta perime dhe mijëra rrënjë kryesisht në mollë dhe kumbulla janë thuajse të shkatërruara.

“Dje ishte një katastrofë në fshatin Rehovë, në frutikulturë, pemëtari, të gjitha i çoi në zero. Puna e Mars, Prill, Maj, Qershor shkoi dëm e gjitha. Më e keqja është se në këtë vend e në këtë kohë nuk mbillen prapë të tjera. Sa hyn në prodhim, të gjitha janë bërë copë. Gjysmë ore ra dhe e çoi të gjithë përtokë. Ne kemi hapur një bujtinë dhe kopshtin për këtë e kam bërë, të gjitha bio. Deri tani s’kanë ardhur për të verifikuar, mbase vijnë më vonë. Po merremi me pastrimin që ta kthejmë në funksion bujtinën”.

 “Breshëri dje nisi në orën 16:30-17:00 dhe bëri dëme të konsiderueshme sidomos në sektorin e bujqësisë. Ja ku janë dëmet në bimën e fasules që nuk ripërtërihet më, në domatet, në piperka, presh, dhe në grurë që është sektori i parë i bujqësisë. Breshëri zgjati rreth 1 orë e gjysmë këtu në Rehovë, me vrull e kokërr të madhe e prishi çdo gjë. Që në pemët frutorë, rrush, mollë, dardha, të gjitha me radhë, shumë dëme, në qershi, lajthi. Dëmet janë të parikuperueshme, presim ndihmën nga shteti”.

Për fermerët dëmtimet nga fenomenet e pazakonta natyrore janë një shqetësim i përhershëm për të cilin ata asnjëherë nuk kanë gjetur zgjidhje.

E vetmja përgjegjësi e institucioneve lokale dhe qëndrore mbetet evidentimi i dëmit që pësojnë fermerët por në asnjë rast kjo nuk shoqërohet me kompensim apo politika të tjera lehtësuese për ta.

SIGURIMI I BUJQËSISË

Vitin e shkuar, fermerët e zonës së Konispolit në Sarandë u përballën me një dëm të madh ekonomik, për shkak të një stuhie breshëri. Sipas deklarimeve të tyre në media, rreth 30% e prodhimit të agrumeve u dëmtua, ndërsa tek ullinjtë, dëmi vlerësohet edhe më i madh.

E njëjta situatë ndodhi edhe me fermerët e rrethit të Korçës ku si pasojë e kushteve atmosferike pjesa dërrmuese e prodhimit të mollëve shkoi dëm.

Breshëri i shtatorit ishte shembulli i fundit i rreziqeve të mëdha ndaj të cilave ekspozohet sektori bujqësor dhe që shkaktojnë periodikisht dëme.

Kur nuk është breshëri, mund të jetë përmbytja, ngrica, thatësira apo zjarri.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi dhe më tej.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë. Por fatkeqësisht, politika vazhdon të ushqejë mentalitetin që në rast fatkeqësie, paguan shteti.

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

I ftuar në konferencën “Sfidat për zhvillimin e sigurimit të bujqësisë dhe blegtorisë”, CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, z. Avni Ponari, do të shprehej ndër të tjera se, tregu i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon duke u shprehur se ato tashmë kanë ekspertizën dhe përvojën për të operuar njësoj si çdo treg tjetër në Evropë.

Nuk është e lehtë të flasësh pas këtyre eskpertëve megjithatë do mundohem të nxjerr diçka nga aktiviteti dhe përvoja ime në industrinë e sigurimeve, që nga fillimi i saj për të kuptuar çfarë është e mundur dhe çfarë duhet bërë.

SIGAL UNIQA është pjesë e një grupi të madh austriak. Prej vitit 2007 dy investitorë strategjikë, Vienna Insurance Group dhe UNIQA Insurance Group janë në të gjithë rajonin përmes dy kompanive shqiptare duke garantuar tregjet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe kjo i ka bërë këto tregje më efikase dhe të punojnë me standarte evropiane”.

Dhe sipas z.Ponari, kompanitë e sigurimeve në Shqipëri janë të gatshme të marrin përsipër edhe rreziqet në këtë sektor.

“Duke qenë në këto pozita, edhe në fushën e bujqësisë ka të gjitha mundësitë që të organizojë dhe ta drejtojë atë me shumë sukses. Të organizojë dhe drejtojë edhe sigurimet katastrofike, edhe sigurimet e tjera, të cilat janë në procese diskutimi dhe për të cilat ne kemi mendimet tona, për shkak të eksperiencës sonë”.

Ajo që dua të them dhe që është e rëndësishme, tregu i sigurimeve në Shqipëri, sigurimet në bujqësi, sigurimet vullnetare, shëndeti, pasuria janë sigurime me specifika të ndryshme në çdo vend. Secili vend ka specifikat e tij. Ashtu si çdo rreth në Shqipëri ka specifikat e veta. Unë operoj në tre shtete dhe në të trija shtetet, pavarësisht se produkti ka të njëjtin emër, ai ka brenda specifikat e ndryshme që janë shumë të rëndësishme për çdo vend”.

SIGAL UNIQA Group Austria ka kryer një studim, i cili tregon sa është vlera totale e aseteve të sigurueshme në bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare dhe sa është primi vjetor për sigurimin e tyre.

Ne kemi bërë një hulumtim dhe rezulton se totali i aseteve bujqësore që mund të sigurohen në Shqipëri është 2.5 miliardë Euro. Ndërsa primi vjetor për sigurimin e tyre është 80 milionë Euro”.

Kërcënimet në sektorin e bujqësisë janë të shumta, duke nisur nga moti, i nxitur edhe nga ndryshimet klimatike. Por në Shqipëri rreziqet kryesore janë breshëri dhe përmbytjet. Sa i përket pool-eve, ato janë evidente dhe të pranishme në të gjithë tregun shqiptar të sigurimeve duke paguar dëme të çdo lloj natyre”, tha ndër të tjera Ponari.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat