-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Dallga kuqezi” lëviz nga Dortmundi në Hamburg, rreth 30 mijë shqiptarë në...

“Dallga kuqezi” lëviz nga Dortmundi në Hamburg, rreth 30 mijë shqiptarë në stadium/ Njoftimi i rëndësishëm nga “TKZ”

“Muri kuqezi” që zëvendësoi atë verdhezi të Dortmundit në “Signal Iduna Park” të shtunën përballë Italisë nuk do të jetë mrekullia e vetme që do të dhurojnë tifozët e kombëtares në Europian.

Nëse në Dortmund u thyen të gjitha rekordet me 50 mijë tifozë shqiptarë në tribuna, spektakli duket i garantuar edhe për ndeshjen me Kroacinë.

Në Hamburg parashikohet se 30 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm për të mbështetur Kombëtaren, në një stadium që ka një kapacitet prej 49 mijë ulësesh.

Përveç tifozëve që do të shkojnë individualisht, do të ketë edhe një marshim në grup drejt stadiumit, i organizuar dhe drejtuar nga tifogrupi më i madh pranë kombëtares, Tifozat Kuqezi.

NJOFTIMI I PLOTË:

“Të dashur anëtarë,

Rrugëtimi i Kombëtares tonë në Kampionatin Europian EURO2024 ka nisur me një paraqitje mjaft dinjitoze duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme në përballjen me kampionët të fuqi, Italinë.

Të mërkurën aventura jonë vazhdon me qytetin e Hamburgut, aty ku djemtë tanë do të kenë përballjen e radhës kundër Kroacisë.

Ju njoftojmë që vendtakimi i TKZ-së përpara ndeshjes do të jetë në “Jan-Fedder-Promenade” përball stacionit të U-Bahn Baumwall, në adresën .

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend.

Rrugëtimi që do të ndjekim:

📌Nisemi nga vendtakimi “Jan-Fedder-Promenade”
🥁 Marshim deri te stacioni Landungsbrücken.
🚇 Marrim S-bahn S1 me drejtim Wedel dhe zbresim ne Othmanschen.
🚩 Nga stacioni Othmanschen ⁠marrim shuttle bus që na dërgon deri në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg” në adresën “Sylvesterallee 7, 22525“.

Kroaci-Shqipëri luhet nesër në ora 15:00.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, në orën 19:30 midis Tifozave Kuq e Zi dhe tifogrupit zyrtar të kombëtares së Kroacisë do të zhvillohet një ndeshje miqësore në “fan zone” e ngritur në Heiligengeisfeld të Hamburgut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat