17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentoi për vdekje këmbësorin në Lezhë-Laç, arrestohet 21-vjeçari

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Lezhë-Laç, arrestohet 21-vjeçari

Aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar, vihet në pranga 21-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 23:10, në autostradën “Laç-Mamurras”.

Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. B., ka përplasur një shtetas (këmbësor) ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 60 vjeç, ka ndërruar jetë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEXO EDHE: Çfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat