Një 62-vjeçar është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi teksa punonte në një kantier ndërtimi në Sarandë.
Servet Ziflaj është nisur para pak minutash me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Burime spitalore bëjnë me dije se ai është paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Sarandës pasi kishte rënë nga një lartësi në kantierin ku punonte.
Fillimisht ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, por ditën e sotme ka rënë në gjendje koma.
Për shkak të gjendjes së rënë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
LEXO EDHE: Humb jetën punëtori i ndërtimit në Tiranë/ Pse nevojitet Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit
Ashtu si aksidentet rrugore, edhe aksidentet në punë kanë ardhur gjithmonë në rritje.
Gjatë muajit maj u regjistruan 5 viktima nga aksidentet në punë.
Kjo situatë solli reagimin e qytetarëve dhe mediave por ende të organeve shtetërore, të cilat për sektorë të ekonomisë me risk të lartë, siç është edhe ndërtimi, duhet të detyrojnë sipërmarrësit të sigurojnë punonjësit e tyre.