9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaÇfarë të bëni në Firence, kryeqytetin italian të kulturës?

Çfarë të bëni në Firence, kryeqytetin italian të kulturës?

Kryeqyteti i Toskanës, djepi i Rilindjes dhe një nga destinacionet më të njohura të Italisë, Firence, nuk ka nevojë për prezantim.

Ai renditet vazhdimisht, si një nga qytetet e preferuara të lexuesve të Travel + Leisure, falë historisë së pasur, thesareve artistike dhe ushqimit e verës së shijshme, pjesa më e madhe e të cilave, vjen nga kodrat Chianti dhe Montalcino aty pranë.

Firence është një destinacion, që duhet vizituar, për një zhytje të pasur kulturore, në artin dhe historinë italiane.

Megjithëse qendra historike, është relativisht kompakte, ajo është e mbushur me muzeume, që përmbajnë vepra arti të çmuara, kisha që janë kryevepra arkitekturore, restorante, bare dhe dyqane, që shesin gjithçka, nga specialitetet gastronomike, deri te artikujt dhe bizhuteritë e punuar me dorë prej lëkure.

Në fakt, Firence ka qenë gjithmonë një strehë për artizanët, që praktikojnë zanatet tradicionale, dhe sot, ju mund të gjeni akoma mallra të prodhuara nga artizanati, nëse dini se ku të kërkoni.

Pesë gjërat që nuk duhet të humbisni:

  1. Helvetia & Bristol Firenze, është hoteli më i vjetër luksoz i qytetit dhe pas një rinovimi, ai është më magjepsës se kurrë.
  2. Galeria degli Uffizi, përmban disa nga veprat më të mëdha të artit të krijuara ndonjëherë.
  3. La Scuola del Cuoio, vazhdon traditën historike të prodhimit të lëkurës në Firence dhe është vendi i përsosur, për të blerë një çantë artizanale me cilësi të lartë.
  4. Një aperitivo në perëndim në La Terrazza në Hotel Continentale, është vendi i përkryer për një mbrëmje të këndshme.
  5. Në Firence, duhet të provoni bistecca alla Fiorentina; vendi më i mirë për ta provuar është Regina Bistecca.

Lagjet për t’u vizituar

Duomo

I njohur gjithashtu si San Giovanni, pjesa e Centro Storico (qendrës historike), që përfshin Duomo dhe Piazza della Signoria, është vetë zemra e qytetit.

Kjo zonë është e mbushur me vende, duke përfshirë Galeria degli Uffizi, Palazzo Vecchio, Piazza della Repubblica dhe brigjet e lumit Arno.

Santa Croce

Në lindje të Duomos, Santa Croce është i njohur për Bazilikën e Santa Croce (bazilika e kryqit të shenjtë), e cila përmban afreske të jashtëzakonshme nga Giotto dhe varret e Michelangelo dhe Galileo.

Lagjja është shtëpia e Mercato di Sant’Ambrogio, e cila, është një perlë e fshehur.

Santa Maria Novella

Santa Maria Novella, është lagja ku do të gjeni stacionin e trenit dhe bazilikën me të njëjtin emër.

Pjesa perëndimore e lagjes, përtej stacionit të trenit, është kryesisht për banim, por në zonën përreth bazilikës, ndodhen disa hotele, restorante dhe bare luksoze.

San Lorenzo

Zona e vogël midis stacionit të trenit dhe Duomo, është San Lorenzo, rrethi qendror i tregut të qytetit. Kujdes nga tezgat, që shesin lëkurë false ose suvenire të prodhuara në Kinë.

Nga ana tjetër, do të gjeni shitës fruta-perime, peshk dhe mish të freskët. Kati i sipërm, ka një sallë ushqimi, që shet specialitete vendase si lampredoto (sanduiçe me të brendshmet e bagëtive) dhe schiacciata (një bukë toskane).

Oltrarno

Fjalë për fjalë ‘përtej Arnos’, Oltrarno është një zonë më e qetë, pak boheme. Zona ka ndryshuar shumë gjatë dekadës së fundit.

Studiot artizanale dhe restorantet e vogla të lagjeve të punëtorëve, po zëvendësohen nga dyqanet e zakonshme, por nëse dini se ku të kërkoni (sugjerim: nuk është aty ku janë radhët e gjata), do të gjeni traditat fiorentine dhe dyqanet e vjetra, që gumëzhijnë në heshtje.

Por, para se të hipni në avionin që ju dërgon në Firence, mos harroni të keni me vete edhe Sigurimin “Shëndeti në Udhëtim”.

Ky sigurim është shumë i rëndësisshëm pasi mbulon:

  • Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Shpenzimet e riatdhesimit
  • Emergjencat dentare

LEXO EDHE: “Anullim Udhëtimi” vetëm nga SIGAL UNIQA/ Tani mund të planifikoni më herët pushimet tuaja pa u trembur nga të papriturat

A mund ta blejmë online “Shëndeti në Udhëtim”?

Po. Dhe shumë thjeshtë.

SIGAL UNIQA ka krijuar mundësinë e blerjes online të policës së sigurimit, me shumë opsione përfitimi dhe me çmime të përballueshme për çdokënd

Klikoni në linkun https://sigal.com.al/

Në kategorinë “Shëndet & Aksidente” zgjidhni opsionin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”.

Pasi të keni klikuar këtë të fundit, ju mund të zgjidhni sigurimin “Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë” duke klikuar më pas “Mëso më shumë”.

Butoni “Bli Online” do t’ju orientojnë fill në plotësimin e të dhënave tuaja dhe daljen në një përfundim pasi të jeni njohur me çmimin e sigurimit.

Por ju kujtojmë se, si pranë çdo pike të kalimit kufitar, edhe pranë ambjenteve të Aeroportit “Nënë Tereza” gjendet një zyrë “SIGAL UNIQA” ku gjithashtu mund të blini policën “Shëndeti në Udhëtim” dhe çdo siguracion tjetër që ju nevojitet.

Për çdo pyetje, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: E para në prime dhe në dëmet e paguara/ SIGAL UNIQA vijon të kryesojë tregun e sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat