17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFORMULA/ Çfarë do të ndodhë me kreditë e MCA dhe Final?

FORMULA/ Çfarë do të ndodhë me kreditë e MCA dhe Final?

Duke i detyruar klientët e tyre që të merrnin kredi të reja për të shlyer të vjetrën, ushtruar presion ndaj të afërmve të klientëve për të paguar kredi që ata i kishin shlyer me kohë apo duke i kërcënuar me sekuestrim prone, dy subjekte financiare jobanka, konkretisht Micro Credit Albania dhe Final me mbi 15 mijë dhe 16 mijë klientë, zhvatën qytetarët.

Vetëm një javë më parë, Banka e Shqipërisë njoftoi revokimin e licencave për këto shoqëri.

Por çfarë do të ndodhë me kredimarrësit e këtyre dy kompanive?

Vlerësohet se 90% e klientëve të Micro Credit Albania kanë marrë vendim gjykate, ose janë në proces përmbaruesish. Vlera e kredive të këqija në këtë shoqëri është 9.6 mld lekë dhe është rifituar 10% e saj. Ndërsa, për kompaninë Final, nuk është bërë e ditur vlera monetare, por mësohet se 90% të klientëve i ka në përmbarim.

Portofoli i klientëve të këtyre kompanive është tashmë nën kontrollin e Bankës së Shqipërisë. Atyre u është dhënë një adresë email-i dhe numër kontakti, ku mund të shprehin ankesat dhe kërkesat e tyre për sqarim ose mund t’i drejtohen menjëherë zyrës përkatëse brenda Bankës së Shqipërisë ose punonjësve të kësaj të fundit në adresën fizike të institucioneve MCA dhe FINAL.

Në Bankën e Shqipërisë është ngritur një grup pune për trajtimin e kujdesshëm të këtyre rasteve dhe është njoftuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbi vendimin e revokimit të licencave, me qëllim që të mos ndërmarrë veprime lidhur me tjetërsimin e pronave të klientëve.

Përveç kredive me probleme, këto subjekte kanë një numër të madh kredish performuese, ndaj aktualisht po bisedohet me bankat e nivelit të dytë që këto kredi të rikthehen në sistemin bankar. Ndërsa për zgjidhjen e rasteve të tjera problematike do të nevojitet më tepër kohë, pasi në këtë proces do të përfshihet edhe likuidatori.

Banka Qendrore po verifikon bazën e të dhënave nga serverat e kompanive, për të parë të gjithë numrin e klientëve. Ndjekja e këtyre klientëve nuk do të ketë më një qasje përfituese, por një qasje ndihmuese ndaj konsumatorit.

Ministria e Drejtësisë do të caktojë një likuidator për secilën kompani dhe më pas do të përpunohet një plan masash në vijueshmëri për trajtimin e problematikave me likuidatorin, gjithmonë nën mbikëqyrjen e Bankës.

Një ndër sfidat me të cilat do të ndeshet Banka e Shqipërisë në procesin e admininstrimit dhe likuidimit është pikërisht trajtimi i rasteve që janë në përmbarim, pasi përmbaruesit nuk janë në tagrin e saj ligjor. Si rrjedhojë, për rastet që janë me vendim gjykate dhe kanë kaluar në përmbarim, është shumë e vështirë që Banka të ndërhyjë.

Për shmangien e kryerjes së veprave të tilla penale në vijim, Guvernatori Sejko ka bërë thirrje për miratimin e ligjeve mbi procedurat përmbarimore, tavanin e normës së interesit apo penalltinë, ndaj të cilës Banka Qendrore ka vendosur kufizime që kanë sjellë pasoja pozitive vitet e fundit. Ky propozim do të diskutohet edhe me Ministrinë e Drejtësisë në javët e ardhshme, me qëllim që të ndërmerren hapa konkretë për realizmin e tij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat