11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Allianz Commercial 2024”: 26 anije të mëdha humbën gjatë 2023

“Allianz Commercial 2024”: 26 anije të mëdha humbën gjatë 2023

Me gati 90% të tregtisë ndërkombëtare që lëviz nëpër oqeane, siguria e anijeve është jetike.

30 vjet më parë, flota botërore e transportit humbte rreth 200 anije të mëdha në vit. Ky numër ka njohur rënie teksa vitin e shkuar ra në 26.

Megjithatë, fakti që transporti detar është gjithnjë e më shumë subjekt i paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë si pasojë e gjeopolitikës, efekteve të ndryshimeve klimatike si dhe nga tendenca për të shkuar drejt anijeve më të mëdha, do të thotë se sektori do të duhet të bëjë një përpjekje e rëndësishme për të ruajtur këtë status quo në të ardhmen.

Kështu thuhet në Raportin e Sigurisë dhe Transportit “Allianz Commercial 2024”.

“Shpejtësia dhe shtrirja e ndryshimit të profilit të rrezikut me të cilin përballet industria është e paprecedentë në kohët moderne. Konflikte si ai në Gaza dhe Ukrainë po riformësojnë transportin global, duke ndikuar në sigurinë e ekuipazheve dhe anijeve, zinxhirët e furnizimit dhe infrastrukturën, madje edhe mjedisin. Pirateria është në rritje, me një ringjallje alarmante në Bririn e Afrikës. Ndërprerja e vazhdueshme e shkaktuar nga thatësira në Kanalin e Panamasë tregon se si ndryshimet klimatike po ndikojnë në transportin detar në një kohë kur ajo duhet të përballet me sfidën e saj më të ngutshme, dekarbonizimin”, thotë Rahul Khanna, Shef Global i Konsulencës për Rrezikun Detar, “Allianz Commercial”.

Sigurimi i Anijeve

Ky produkt sigurimi ofron mbulim për anijet, mjetet e tjera lundruese dhe përgjegjësinë e riparuesve dhe ndërtuesve.

Kushtet e Sigurimit përcaktohen në klauzolat e zgjedhura të sigurimit, të cilat përdoren në tregun ndërkombëtar të Sigurimit të Anijeve, që ofrohen nga Siguruesi dhe që përcaktohen kryesisht nga destinacioni i anijes.

Kontrata e sigurimit i nënshtrohet legjislacionit shqiptar dhe konventave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me lundrimin detar, të cilat janë të pranuara nga shteti shqiptar.

Ky lloj sigurimi mbulon humbjet ose dëmet e objekteve lëndore të siguruara shkaktuar nga:

  • Rreziqet e oqeaneve, detrave, lumenjve, liqeneve, etj.;
  • Pirateria, kontakti me mjete të transporti tokësor, doku ose pajisje instalimi në port;
  • Tërmeti, shpërthime vullkanike e rrufeja, aksidente në ngarkim-shkarkim, lëvizja e ngarkesës ose e karburantit.

 

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, e cila ka një Departament Marine dhe që bashkëpunon me kompani gjigande siç janë ‘Lloyd’s’, ‘Raetsmarine’ etj duke patur kështu fuqi dëmshpërblimi për çdo lloj vlere dëmi.

Nëse kërkoni më shumë informacion klikoni KËTU. 

PËR TË MARRË NJË OFERTË OSE PËR ÇDO PYETJE TJETËR QË MUND TË KENI, SHKRUANI NË:

E-mail: [email protected]; [email protected]

ose

WhatsApp: 068 60 62 829

LEXO EDHERaporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat