Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se qeveria ka në tryezë opsionin për hyrjen në lokale me ‘Green pass’.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin, Manastirliu u shpreh se duhet garanci për zbatushmëri të këtyre kushteve.
Teksa iu referua Evropës, si një vatër infeksioni, Manastirliu theksoi se edhe vende si Austria e kanë vendosur ‘Green pass’-in, si kusht për parandalimin e perhapjes se virusit.
“Sa i përket Green pass, Evropa është një epiqendër e virusit. Evropa është një epiqendër e virusit dhe vende si Austria të përfshirë Green pass në masat për reduktimin e përhapjes së Covid-19.
Ne jemi duke e vlerësuar, është si një opsion në tryezë, por duhet të kemi garancitë e zbatueshmërisë së tij. Nuk ka asnjë vend që të ketë një polic për një qytetar që të ruajë zbatimin e masave. Këtu ka të bëjë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për vaksinat dhe përdorimin e tyre”, deklaroi ndër të tjera ministrja.
Sa i takon vaksinimit të studentëve, ministrja bëri thirrje që të vaksinohen sa më shumë studentë, pasi është i vetmi mekanizëm mbrojtjës ndaj virusit.
“Ne kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e Green pass në çdo universitete. Nuk jemi aty ku kemi dashur të jemi. Tek moshat 18-24 vjec mbulesa vaksinale është 30%, por ne jemi duke bashkëpunuar me universitetet sepse këtu kërkohet ndërgjegjësim i vetë të rinjve, i pedagogeve në mënyrë që ky proces të bëhet sa më shpejt. Ne kemi vendosur në universitet vaksinatore.
Ky proces do të kërkojë edhe bashkëpunimin e vetë universiteteve në raport me zbatimin e këtij programi.
Si ministri Shëndetësie ne nuk rekomandojmë si bëhet mësimi. Ne themi që çdo student që aksesor në universitet duhet të paraqesë kartën e vaksinimit. Duhen marrë masa që të vaksinohen sa më parë studentët”, tha ministrja.