“UNIQA Insurance Group” po i jep vëmendje të veçantë Sigurimit të Shëndetit duke treguar edhe një herë se nuk është vetëm lider në Austri, por në të gjithë Evropën Qëndrore dhe Lindore.
Në sajë të investimeve të rëndësishme, rreth 50 milionë euro në vit, UNIQA u mundëson aktualisht 4 milionë klientëve të saj në Austri dhe 17 milionë të tjerëve në kontinent, mundësinë e marrjes së shërbimeve shëndetësore nga një burim i vetëm.
Ndërkohë, gjatë viteve të ardhshme, “UNIQA Insurance Group” do të investojë 245 milionë euro në spitale private, në telemjekësi, kujdes shëndetësor në punë dhe kujdes 24-orësh në shtëpi.
Në këto hapa po ecën edhe SIGAL UNIQA Group Austria, pjesë e rëndësishme e “UNIQA Insurance Group”, e cila po bën investime të mëdha në inovacione të ndryshme në sigurimet shëndetësore.
Këtu mund të përmendim aplikacionin “TeleShëndet”, Karta e Kujdesit Shëndetësor”, Paketën “Jetë Plus”, Sigurimin dedikuar vetëm sëmundjeve tumorale, “Sigurimi anti-Tumor”, “Check Up sipas Protokollit Japonez” dhe së fundmi aplikacionin për paraqitjen e dëmeve online, diçka që sot e ofrojnë vetëm gjigandët më të mëdhenj të sigurimeve në botë.
Kjo qasje e kompanisë ndaj risisë dhe inovacionit ka bërë që SIGAL UNIQA të zotërojë sot rreth 30% të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe mbi 50% të tregut në Sigurimet e Shëndetit.
Dhe kjo pjesëmarrje e gjerë ne treg i dedikohet edhe pagesës në kohë të dëmeve pasi në 25 vite aktivitet në treg ajo ka paguar mbi 500 milionë Euro dëmshpërblime.
Sot janë me qindra mijëra qytetarë, biznese dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që zgjedhin të sigurojnë privatisht shëndetin në SIGAL UNIQA duke marrë çdo shërbim sipas standarteve evropiane.
Ndaj dhe ju, nëse doni ti dhuroni vetes dhe më të dashurve tuaj një të ardhme të sigurtë dhe të qetë financiarisht, besojini kompanisë më të madhe të sigurimeve.
Grupi UNIQA është një ndër kompanitë kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.
Nën moton e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”, më shumë se 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë rreth 17 milionë klientëve në 17 vende të ndryshme.
Në Austri, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve teksa zë 21% të tregut, ndërsa në Evropën Qëndrore dhe Lindore përfaqësohet në 14 tregje.
Prej vitit 2007, përmes “SIGAL UNIQA Group Austria”, “UNIQA Insurance Group” është prezente edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për më shumë informacione mbi paketat e sigurimit shëndetësor, kontaktoni në:
Whatsapp: 068 60 62 829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”