14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSTATISTIKAT/ Tregu i sigurimeve në EQL: Zhvillime pozitive, pavarësisht paqëndrueshmërisë ekonomike dhe...

STATISTIKAT/ Tregu i sigurimeve në EQL: Zhvillime pozitive, pavarësisht paqëndrueshmërisë ekonomike dhe gjeopolitike

Primet e shkruara bruto gjatë vitit 2023 në Evropën Qëndrore dhe Lindore arritën në 49.11 miliardë euro, duke u rritur me 11.8% në terma vjetorë.

Në të njëjtën kohë, dëmet e paguara arritën në rreth 26,5 miliardë euro, pa përfshirë këtu të dhënat për Serbinë dhe Bullgarinë.

Sipas statistikave, në rast se do të ruante ritmin e rritjes të vendosur në tre tremujorët e parë të vitit, Bullgaria mund të konsiderohet performuesi më i mirë në rajon, në terma të rritjes.

Shqipëria, Polonia, Maqedonia e Veriut dhe Estonia raportuan performancën më mbresëlënëse në këtë drejtim, me ritme të rritjes së primeve vjetore 19.7%, 17.6%, 17.22% dhe 15.89% respektivisht.

Polonia, Çekia, Hungaria, Rumania, Sllovenia mbetën 5 vendet më të mira në termat total të primeve të shkruara, duke ruajtur hierarkinë e periudhave të mëparshme raportuese.

Primet e sigurimit të jetës arritën në 12.91 miliardë euro, me pothuajse 5.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Kthimi i tregut polak në një trend pozitiv, me një ritëm rritjeje dyshifrore (14.4%) nxiti trendin pozitiv edhe në rajon.

Linja kryesore në Sigurimet e Jo-Jetës mbetet sigurimi motorik.

Projeksionet e XPRIMM tregojnë se në vitin 2023, primet e shkruara për sigurimet MTPL arritën në 11.09 miliardë euro (13.66% më shumë në vit) dhe për KASKO arritëm në 7.98 miliardë euro (19.78% më shumë në vit) (numrat e fundvitit për Bullgarinë dhe Serbinë u llogaritën bazuar në rezultatet e tremujorit të tretë ).

Totali për sigurimin e mjeteve motorike arriti në 19.07 miliardë euro, duke u rritur me 16.14% në terma vjetorë dhe duke përfaqësuar 52.7% të vëllimit të primeve në Sigurimet e Jo-jetës.

STATISTIKAT E PLOTA 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat