3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa persona jetojnë në 1 km²? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon

Sa persona jetojnë në 1 km²? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon

Në kryeqytetin shqiptar, në një kilometër katror jetojnë 562 persona.

Në Tiranë, dendësia e popullsisë për kilometër është më se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit.

Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror.

Më pak banorë ka Gjirokastra, me vetëm 21.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka dendësinë më të lartë të popullsisë, sipas të dhënave që bëhen publike nga Eurostat.

Me diferencë të ngushtë është Beogradi i Serbisë (536), i ndjekur nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut (536).

Edhe si shtet, Shqipëria dominon në rajon, me 99 banorë për një kilometër katror.

E dyta vjen Serbia me 90.5, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 73.7. Mali i Zi, i cili raportohet vetëm si shtet, ka një dendësi prej 45.6 banorësh për një kilometër katror, ndër më të ulëtat në Europë.

Të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Ndonëse në rajon, Shqipëria dhe kryeqyteti kanë dendësinë më të madhe, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha.

Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror.

Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë.

Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855.

Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat.

Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat