1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNa pret një verë e nxehtë? Ngrohja globale sjell një regjim të...

Na pret një verë e nxehtë? Ngrohja globale sjell një regjim të ri temperaturash e ndryshimesh klimatike

Klima po ndryshon në mbarë botën. Ngrohja globale po jep efektet e saj në të katër anët e globit duke shkaktuar anomali të temperaturave dhe ngjarje ekstreme te motit.

Ekspertët pohojnë se toka tashmë ka hyrë në një regjim të ri temperaturash dhe ndryshimesh klimatike.

Për ekspertët e klimës dhe mjedisit, 11 muajt e fundit kanë shënuar temperatura rekord në tokë dhe në sipërfaqet oqeanike duke kaluar vlerat mesatare me 1.5 gradë.

Kjo anomali u shoqërua me përmbytje, stuhi të rralla dhe të nxehtë përvëlues dhe në vende që nuk i kishin përjetuar më parë.

Por a do të jetë vera e 2024 më e nxehta për rajonin tonë?

Gjatë një konferencë ndërkombëtare për klimën dhe mjedisin, profesorë shqiptarë e të huaj theksuan nevojën e masave nga të gjitha shtetet për të përballuar ngjarjet ekstreme të motit pa rrezikuar jetën e banorëve të tyre.

Ndërsa për Shqipërinë rekomanduan në mënyrë të veçantë uljen e  ndotjes së gazeve në atmosferë dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta.

LEXO EDHEPas Brazilit, përmbytje masive në Argjentinë dhe Uruguaj/ Pse duhet të sigurohemi nga fatkeqësitë natyrore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat