14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Panairi i Punës dhe Karrierës në Universitetin e Durrësit"/ Të rinjtë, interes...

“Panairi i Punës dhe Karrierës në Universitetin e Durrësit”/ Të rinjtë, interes edhe për industrinë e sigurimeve

Panairi i Punës dhe Karrierës mblodhi në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” me qindra studentë, të interesuar për t’u punësuar pranë kompanive private.

Ata plotësuan formularët për t’iu nënshtruar më pas intervistave të punës.

Mes pjesëmarrësve në panair ishte edhe kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria.

Gjatë eventit, të rinjtë paten mundësinë të njihen me mundësitë e karrierës që ofron SIGAL UNIQA por edhe të njiheshin me produktet unike që ajo ofron në tregun shqiptar.

“Sot, SIGAL UNIQA Group Austria kishte kënaqësinë të ishte prezent në “Panairin e Punës dhe Karrierës”, zhvilluar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në një ambient frymëzues, patëm rastin të njohim studentë të shkëlqyer dhe të ndajmë përvojën tonë në fushën e sigurimeve, të diskutojmë me ta rreth mundësive për një karrierë të suksesshme në tregun e sigurimeve në Shqipëri, si dhe të jepnim më shumë informacion mbi atë që SIGAL UNIQA ofron.

Dëshirojmë t’ju falenderojmë për pritjen e ngrohtë dhe për interesimin tuaj të madh! Ne jemi të lumtur të ndajmë njohuritë dhe të jemi burim frymëzimi për të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë të suksesshme”, shkruan “SIGAL UNIQA” në postimin e saj.

SIGAL UNIQA Group Austria, 25 vite lidere në treg

SIGAL u themelua në shkurt 1999 dhe prej vitit 2007 është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej grupeve më të mëdhenj të sigurimeve në Austri dhe Evropë.

Grupi “SIGAL UNIQA” operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit financiar, stafit profesional dhe korrektësisë kontraktuale kompania është sot lidere e tregut shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku operohet me standarte tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë që ka shoqëruar këtë kompani.

Ndaj edhe sot, nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, mbi rreth 1.2 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Raporti i AMF për 3-mujorin e parë/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat