-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Dita Ndërkombëtare e Familjes"/ Dhurojini më të shtrenjtëve tuaj mbrojtje dhe siguri

“Dita Ndërkombëtare e Familjes”/ Dhurojini më të shtrenjtëve tuaj mbrojtje dhe siguri

Familja është faktor shumë i rëndësishëm për çdo shoqëri. Secili prej nesh ka nevojë për një mjedis familjar, jo vetëm gjatë fëmijërisë por në çdo fazë të jetës së tij.

Familja duhet të jetë një vend ku fillon gjithçka lindja, edukimi, njohja me shoqërinë, mësimi i moralit, dashuria dhe ngrohtësia.

Por një ndër aspektet më të rëndësishme të një familjeje janë edhe siguria dhe shëndeti.

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, 15 maji i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Familjes”. Kjo ditë ka për qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin global për rëndësinë e mirëqenies së familjes dhe çështjet që lidhen me sigurinë, shëndetin, arsimin etj.

Dhe me këtë rast, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri, ka kënaqësinë t’ju prezantojë me dy produkte sigurimi, të cilat e bëjnë çdo familje më të sigurtë financairisht dhe më të shëndetshme.

SIGURIMI I SHTËPISË

Nuk mund të mendohet një familje e lumtur pa një fole të lumtur familjare.

Investimi në një shtëpi është një ndër hapat më të mëdhenj dhe të rëndësishëm që marrim në jetë. Por shumëpak prej nesh mendojnë për ta siguruar atë.

Të pasurit e një police Sigurimi për shtëpinë tuaj përveç se ju ofron garanci financiare, ju jep edhe paqe mendore.

Pavarësisht një incidenti apo fatkeqësie natyrore e cila prek pronën tuaj, sigurimi ju kundër humbjeve të mundshme financiare.

Cilat janë përfitimet e Sigurimit të Shtëpisë?

Një nga përfitimet më të mëdha është mbrojtja e investimit tuaj. Duke patur një policë Sigurimi ju nuk keni pse të shqetësoheni për incidente të papritura që mund të shkatërrojnë shtëpinë tuaj.

Sigurimi i Shtëpisë zvogëlon edhe nivelin e stresit me të cilin duhet të përballeni kur bëhet fjalë për dëme në pronën tuaj.

Sigurimi i Shtëpisë ju mundëson të jeni një qytetar i pavarur dhe me dinjitet pasi në rast dëmi nuk keni pse kërkoni ndihmë as tek institucionet shtetërore dhe as te miqtë tuaj pasi për çdo dëm është kompania e sigurimit ajo që përgjigjet.

Çfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

  • Zjarri, rrufeja, shpërthimi, rënia e avionëve
  • Fatkeqësitë natyrore: Tërmeti, Stuhia, Përmbytjet etj
  • Dëmtimi nga uji si shkak i dëmtimit të tubacioneve
  • Thyerja e xhameve
  • Vjedhja

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

Teksa çmimet e banesave në Shqipëri njohin vetëm rritje, Sigurimi i tyre ka një kosto të përballueshme nga kushdo teksa kushton jo më shumë se 1 euro për metër katror në vit.

Përveç zyrave të SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë, këtë siguracion mund ta blini edhe online KËTU 

SIGURIMI I SHËNDETIT

Askush nga ne nuk mund të imagjinojë një familje të lumtur atëherë kur nuk ka shëndet.  Mjafton që një anëtar i familjes të jetë i sëmurë dhe e gjithë familja humbet harmoninë e saj.

Por mos u shqetësoni! SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi e cila ju mundëson paketat e sigurimit shëndetësor, të cilat ndihmojnë jo vetëm në parandalimin dhe kapjen në kohë të sëmundjeve por edhe trajtimin e tyre në klinikat dhe spitalet më të mira të Shqipërisë, Europës dhe Botës.

Një prej paketa më unike që ofron SIGAL UNIQA dhe prej të cilës fëmijët përfitojnë falas, është edhe “Paketa Familjare e Shëndetit”, e ndërtuar në atë mënyrë për ti dhënë mundësinë anëtarëve të çdo familjeje të kenë mundësinë e kontrollit shëndetësor në kohë dhe rrjedhimisht të parandalimit sa më shumë të munden të sëmundjeve të ndryshme.

ÇFARË OFRON “PAKETA FAMILJARE E SHËNDETIT”:

  • Check Up Bazë
  • Check Up i Avancuar
  • Check Up Japonez
  • Kujdes per sytë (Vizitë tek mjeku okulist dhe mbulim për xhamat e syzeve)
  • Kujdes per dhëmbët (Vizitë tek mjeku dentist dhe zbritje për cdo punim dentar)
  • Zbritje për shtatzani
  • Zbritje për fizioterapi
  • Zbritje për analiza dhe echo
  • Mbulim 100% i shpenzimeve mjekesore në çdo shtet të botës deri në 5000 Euro në rast diagnostikimi me tumor malinj ose tumor beninj në kokë
  • Mbulim 100% i shpenzimeve mjekesore në çdo shtet të botës deri në 1000 Euro me cdo sëmundje tjeter që kërkon shtrim në spital

Kostot e kësaj pakete mund ti llogarisni edhe Online, KËTU

 

PENSION PRIVAT

Por një familje e shëndoshë duhet të mendojë edhe për të ardhmen e saj.

Dhe një ardhme e sigurtë financiare nuk mund të konceptohet pa një pension solid, i cili mundëson vijimin e një jete të qetë financiare edhe pas ndalimit të të punuarit.

Dhe nëse ka një emër që duhet ti besoni financat e së ardhmen suaj dhe të fëmijëve tuaj pa dyshim që është “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”.

Me rastin e 18-vjetorit të themelimit, “SIGAL UNIQA Fond Pensioni” vjen me një paketë dedikuar prindërve dhe të ardhmes të fëmijëve të tyre.

Përmes një investimi prej 100 eurosh në muaj ju mund të kurseni njëkohësisht për universitetin dhe për të ardhmen e tyre.

Merrni më shumë informacione KËTU

Pse siguria dhe mbrojtja e familjes i duhet besuar SIGAL UNIQA-s?

  • 25 vite në treg
  • Numri 1 i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon
  • Mes Top 50 më të mirëve në Evropën Juglindore
  • Pjesë e “UNIQA INSURANCE Group”
  • Grup rajonal që operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes  8 kompanive: 3 SIGURIM JETE, 3 SIGURIM JO-JETE, 1 KOMPANI RISIGURIMI DHE 1 FOND PENSIONI
  • Bashkëpunon me emrat më të mëdhenj të risugurimeve në botë: “UNIQA RE”, “MUNICH RE”, “Swiss Re”, “HANNOVER RE” etj.
  • Mundësia e blerjes online të sigurimeve duke i kursyer klientëve të saj para dhe kohë
  • Dixhitalizim i procedurave të dëmeve përmes një aplikacioni të dedikuar
  • Një hap para kompanive të tjera përmes produkteve novatore (TELESHËNDET, CHECK UP SIPAS PROTOKOLLIT JAPONEZ, JETË PLUS, SIGURIMI ANTI-TUMOR)
  • Staf profesional dhe i mirëtrajnuar
  • Mbi 1,2 milionë klientë
  • Mbi 500 MILIONË EURO dëme të paguara gjatë 25 viteve

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat