8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPuna e gjithë vitit zhduket për 30 sekonda, breshëri dëmton rëndë fermerët...

Puna e gjithë vitit zhduket për 30 sekonda, breshëri dëmton rëndë fermerët në Fier

Kanë mjaftuar vetëm 30  minuta shi i rrëmbyeshëm, i shoqëruar me breshër, gjatë fundjavës për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri.

SIGURIMI I BUJQËSISË

Breshëri i ditëve të fundit është shembulli më i fundit i rreziqeve të mëdha me të cilat përballet vazhdimisht sektori bujqësor.

Kur nuk është breshëri, mund të jetë përmbytja, ngrica, thatësira apo zjarri.

Arsyeja pse fermerët shqiptarë janë veçanërisht të ekspozuar ndaj dëmit ekonomik është mungesa, thuajse totale, e sigurimeve në bujqësi.

Bujqësia është një sektor me rrezik shumë të madh, sepse është e ekspozuar ndaj faktorit natyror dhe faktorëve të tjerë, si sëmundje, parazitë, që e bëjnë këtë sektor shumë të brishtë dhe të ndjeshëm.

Nëse ndodh një përmbytje, thatësirë, ngricë, etj., dëmi mund të jetë shumë i madh.

Një tjetër problem është fakti se, politika vazhdon të ushqejë mentalitetin se në rast fatkeqësie, është shteti që paguan. Kjo nuk është e drejtë moralisht, sepse barra bie mbi taksapaguesit, por edhe jep një mesazh të gabuar, duke mos nxitur krijimin e një kulture sigurimi.

Pra, fillimisht duhet thyer koncepti që shteti mendon për të gjitha, por njëkohësisht duhet nxitur edhe kultura e sigurimit, përmes subvencionimit të primit.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA

Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.

Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.

Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.

“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.

Mësoni më shumë duke klikuar “Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë“.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat