11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Astrazeneca' tërheq vaksinën anti-Covid, mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku

‘Astrazeneca’ tërheq vaksinën anti-Covid, mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku

AstraZeneca ka njoftuar se po tërheq vaksinën e saj Vaxzevria kundër Covid-19 muaj pasi pranoi në dokumentet e gjykatës se ilaçi mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku.

Sipas njoftimit të kompanisë, vaksina nuk do të mund të përdoret më në Bashkimin Evropian. Kërkesa për tërheqje është dorëzuar më 5 mars dhe ka hyrë në fuqi nga dje, e martë.

Sipas AstraZeneca, vaksina po tërhiqet për arsye komerciale pasi “është tejkaluar nga vaksinat e rinovuara që adresojnë variantet e reja të Covid-19”.

Kjo, sipas njoftimit, ka sjellë rënie të kërkesës për vaksinën e AstraZeneca, e cila nuk po prodhohet më dhe as nuk tregtohet.

“Sipas raporteve të pavarura, vetëm në vitin e parë të përdorimit të kësaj vaksine u shpëtuan 6.5 milionë jetë dhe u shpërndanë gjithsej 3 miliardë doza në mbarë botën. Përpjekjet tona janë njohur nga qeveritë në mbarë botën dhe janë parë si kritike për t’i dhënë fund pandemisë globale. Tani do të punojmë me ligjvënësit dhe partnerët tanë për të patur një mbyllje të pastër të këtij kapitulli dhe kontributin e tij të rëndësishëm në pandeminë Covid-19”, tha kompania në një deklaratë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat