16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKazakistan, dëmet nga përmbytjet në prona kushtojnë miliona euro/ Vetëm 1% e...

Kazakistan, dëmet nga përmbytjet në prona kushtojnë miliona euro/ Vetëm 1% e tyre të siguruara

Si rezultat i përmbytjeve të fundit në perëndim dhe veri të Kazakistanit, dëmet e shkaktuara në prona mund të kalojnë 6 miliardë KZT (rreth2.5 milionë euro), thotë kompania Eurasia.

Vlerësimet e bëra nga specialistët e kompanisë përfshijnë dëme të mundshme në pasuri të paluajtshme, prona të dëmtuara, orendi shtëpiake, pajisje bujqësore, bagëtitë e ngordhura etj.

Ndërkohë agjencitë qeveritare do të duhet të bëjnë një vlerësim të veçantë të dëmtimeve në infrastrukturë: rrugë, ura, hekurudha, linja të komunikimit, transmetimi i energjisë dhe furnizimit me ujë si dhe pronës shtetërore.

Dëmi mund të jetë dukshëm më i madh. Fatkeqësisht, në zonat e përmbytura ka një nivel jashtëzakonisht të ulët të mbulimit në sigurim”, thotë Nurzhan Dzhantureev, nënkryetar i bordit të kompanisë.

Në total, më pak se 1% e pasurive të paluajtshme në rajonet e prekura janë të siguruara.

Emergjenca e përmbytjeve në perëndim dhe veri të Kazakistanit ngre edhe një herë çështjen e nevojës për të zhvilluar dhe zbatuar një program masiv sigurimi të detyrueshëm kundër rreziqeve katastrofike në të gjithë vendin”, shtoi Nurzhan Dzhantureev.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat