11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaShkaktojnë kancer dhe ulin fertilitetin/ Zbulohen kimikatet e rrezikshme te leukoplasti

Shkaktojnë kancer dhe ulin fertilitetin/ Zbulohen kimikatet e rrezikshme te leukoplasti

Sipas një raporti të “Environmental Health News”, leukoplastet e markave të ndryshme përmbajnë kimikate shumë të rrezikshme, të quajtura PFAS.

Po çfarë janë ato?

Janë një kompleks i kimikateve sintetike që përdoren në produktet e konsumit prej vitit 1950.

Ato përdoren për shembull për të shmangur ngjitjen e ushqimit te paketimi ose për t’i bërë rrobat më rezistente ndaj njollave.

Molekulat PFAS kanë një zinxhir atomesh të lidhura të karbonit dhe florit. Për shkak se lidhja karbon-flor është një nga më të fortat, këto kimikate nuk shkatërrohen lehtësisht në mjedis.

Gjenden në mijëra produkte të zakonshme, duke përfshirë paketimin e ushqimit, ngjitësit, tapetet, veshjet, mobiljet, llaku, produktet e pastrimit, shampot apo produkte të tjera kozmetike. Madje edhe te shiu!

Siç shkruajnë mediat e huaja, nga 40 copa leukoplasti që u analizuan në laborator, 65% e tyre përmbanin shenja të kimikateve PFAS. Të emërtuara ndryshe si “kimikatet e përjetshme”, ka rreth 12 mijë lloje të tyre.

Pasojat shëndetësore?

Ekspozimi ndaj këtyre kimikateve, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit mund të shkaktojë kancer, ulje të fertilitetit, presion të lartë gjaku te gratë shtatzëna, çrregullim hormonal, kolesterol të lartë, ulje të imunitetit etj. Ndërkohë, Qendra për Kontroll e Parandalim të Sëmundjeve bashkë me Institutin Kombëtar të Shkencave në SHBA thonë se rreth 97% e amerikanëve kanë PFAS në gjakun e tyre.

Vitet e fundit prania e këtyre kimikateve është vënë re edhe tek lentet e syve, tamponët, jastëkët, filli dentar, pelenat, prezervativët dhe sutjenat.

Zakonisht leukoplasti ka dy pjesë përbërse, njëra copë që bie në kontakt direkt me plagën dhe tjetra që është si fletë ngjitëse. Të dyja u testuan dhe në to u gjet sasi shumë e madhe e florit.

Megjithatë niveli i kimikateve ndryshonte nga marka në markë. Përshembull leukoplastet e “CVS Health” dhe “Band-AID” kishin nivelet më të ulëta të florit.

Edhe pse shëndeti ynë vihet në rrezik të madh nga këto kimikate, konsumatori nuk ka shumë zgjidhje në dorë, veçse të mos i përdorë kurrë…

Në 7 shtete si Kaliforni, Kolorado, Maryland, Uashington, Rhode Island, Minesota dhe Connecticut është miratuar ligji për kufizimin ose ndalimin e PFAS në një sërë produktesh konsumi.

Por sërish, ato gjenden kudo. Madje siç thoë një studiues “mijëra vite nga tani ekziston shansi që nëse gërmon të gjendet një shtresë e mirëfilltë flori në tokë.“

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat