Një tërmet me magnitudë 4.51ballë është regjistruar në orën 00:59 me orën lokale në pjesën perëndimore të Greqisë.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), tërmeti kishte epiqendrën e tij në rajonin Etolia-Akarnania.
Aktualisht nuk ka informacione për dëme në njerëz apo sende.
Lëkundje janë ndjerë në disa zona, si edhe në Pulia dhe Kalabri të Italisë.
LEXO EDHE: Tërmeti i sotëm në Greqi/ Shoqata e Siguruesve: Sigurimi i Pronës, mbrojtje për të ardhmen