15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDetyrimet, OSHEE rikthen këstet/ Qytetarët dhe bizneset që përfitojnë

Detyrimet, OSHEE rikthen këstet/ Qytetarët dhe bizneset që përfitojnë

OSHEE Group ka prezantuar skema të reja lehtësuese për barrën e faturave të papaguara të energjisë elektrike për klientët tanë familjarë dhe jo familjarë, buxhetorë ose jo buxhetorë.

Këto skema, të ashtuquajtura “aktmarrëveshje”, ofrojnë lehtësim financiar dhe theksojnë përkushtimin tonë ndaj përgjegjësisë sociale, mirëqenies së klientëve familjarë dhe komunitetit të biznesit.

Gjatë vitit 2024 do të aplikojmë aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të faturave të energjisë, të papaguara deri në 31 dhjetor 2022, duke siguruar që klientët tanë të marrin mbështetjen e nevojshme për prapambetjet në pagesat e kohërave të vështira (gjatë dhe pas pandemisë). Këta klientë duhet të kenë mbyllur ndërkohë detyrimet e krijuara gjatë vitit 2023 dhe në vazhdim, të cilat duhet të jenë likuiduar përpara lidhjes së aktmarrëveshjes së shlyerjes së debisë mes klientit dhe kompanisë OSHEE për periudhat e hershme”, thuhet në njoftim.

Masat lehtësuese janë të ndryshme, duke filluar nga: këstet fikse mujore për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për klientët familjar, falje ose lehtësim i kamatëvonesave në varësi të periudhës së shlyerjes dhe skema e kësteve të ndryshueshme, në varësi të masës së detyrimit për kategorinë e klientëve buxhetor dhe jo buxhetor.

Mes klientëve të biznesit, OSHEE Group është kujdesur veçanërisht për biznesin e vogël që ka, gjithashtu, lehtësi shtesë në skemën e shlyrjes së kamatëvonesave. Më konkretisht, përfitimet për secilën kategori klientësh janë si më poshtë:

  • Klientët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose klientët me status të veçantë, mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 1,200 lekë.
  • Klientët e tjerë familjarë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste fikse mujore 2,800 lekë.
  • Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë mund të paguajnë detyrimet e prapambetura me këste të përcaktuara në bazë të vlerës së debisë si më poshtë:

OSHEE Group miratoi po ashtu skemën e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt likuidimit të plotë të debisë së prapambetur deri në 31 dhjetor 2022.

“Klientët, që shprehin vullnetin t’i likuidojnë njëherësh të gjitha detyrimet e prapambetura me 1 (një) këst, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masa të ndryshme, sipas kategorive më poshtë:

  • Klientët familjarë të të gjitha llojeve përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
  • Klientët jo familjarë, buxhetorë dhe jo buxhetorë përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 50%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.
  • Kategoria klientë jo familjarë – biznes i vogël përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në masën 100%, në rast të shlyerjes së gjithë detyrimit njëherësh.

Ftojmë të gjithë klientët, që duan të përfitojnë nga këto skema lehtësuese, të paraqiten në qendrat e Kujdesit Ndaj Klientit OSHEE Group dhe FSHU për të lidhur aktmarrëveshjen sipas kategorisë përkatëse”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat