11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë duhet të bëjmë para se të blejmë një makinë të përdorur

Çfarë duhet të bëjmë para se të blejmë një makinë të përdorur

Disa e kanë pasion, por për shumicën makina është një mjet i domosdoshëm. Pothuaj çdo familje e ka një makinë, sepse i duhet për punë dhe për gjërat e jetës së përditshme.

Duke ditur situatën ekonomike të familjeve shqiptare, shumica prej tyre blejnë një makinë të përdorur.

Por përpara se të blini një makinë të tillë, duhet të dini disa gjëra për të.

Shumica prej nesh kur niset që të blejë një makinë, e përzgjedh atë në bazë të markës, ngjyrës, vitit të prodhimit dhe sesa ekonomike është.

Për shembull, Ford Focus, 140 mijë km, benzinë, në gjendje shumë të mirë. Dhe ja, marrëveshja u bë! Rezultati? Një makinë ngjyrë e bukur, shumë e lehtë për tu parkuar, vit prodhimi 2007, dhe me një çmim të parezistueshëm: vetëm 2 mijë Euro!

Çdo gjë duket për mrekulli, derisa një e papritur ndodh!

Dy makina identike përplasen me njëra-tjetrën me një shpejtësi prej 140 km/orë.

Makinës tjetër iu prish komplet parakolpi, por vetëm kaq. Çdo gjë tjetër duket që i ka funksionuar për bukuri.

Por me makinën time ndodh krejt e kundërta.

Makina ime pothuaj u këput në mes. Këmbët e mia janë përthyer deri tek gjuri, timoni ka ardhur përpara dhe makina duket si të ishte një kuti kartoni që shtypet dhe deformohet shumë shpejt.

Nëse kjo s’do të ishte një provë për të patur pamje për televizion, unë s’do të isha duke ju folur ju tani, sepse do të kisha vdekur nga ky aksident.

Cili është ndryshimi? Pse makina ime u dëmtua shumë më tepër sesa makina tjetër?

Makina ime mund të dukej perfekt nga ana e jashtme, por në fakt ajo kishte kaluar nëpër servise dhe ishte riparuar me atë metodë që ekpertët e quajnë riparim ekonomik.

Ndaj më duhet të kthehem mbrapa e të shoh se çfarë ka shkuar keq.

Fordi im duket shumë mirë nga jashtë, por nëse ju afroheni dhe e shikoni me sy tjetër do ta kuptoni që kjo makinë ka pësuar një aksident më herët.

Tani është inxhinier mekanik me shumë përvojë, i cili do të më thotë se çfarë problemi ka patur makina ime.

Tani a mund të më thuash se cili është problemi me makinën time?

“Nëse e shikon shasinë, duket që ka qenë e ndërruar kohë më parë. Shikoje këtë pjesë këtu afër shasisë: është e gjitha e ndërruar, dmth nuk është një rregullim i pjesshëm, por është ndërrruar komplet”. 

Në çfarë lloj aksidenti ka qenë e përfshirë kjo makinë më herët?

“Nga dëmet që duken, kjo makinë ka pësuar një përplasje kokë më kokë me një makinë tjetër, dhe për pasojë është dëmtuar e gjithë shasia. Edhe pjesët kryesorë që mbajnë shasinë janë dëmtuar totalisht”.

Më thuaj të lutem, nëse ndodh një aksident në këto kushte siç është makina tani, çfarë mund të më ndodhë mua?

“Mundësia më e madhe është që do të përfundosh shumë keq, pra mund të vdesësh me këtë makinë në këtë gjendje që është tani. E gjithë pjesa parësore e makinës do të shkonte pas edhe tek pasagjerët duke i dëmtuar edhe ata. Pra në këtë gjendje kjo makinë është vrasëse. Mund të marrë jetën tënde, por edhe të atyre që mund të kesh ti në makinë në momentin që ndodh aksidenti”.

Ajo çfarë e bën më të komplikuar këtë situatë është se të dyja makinat janë të pajisura me një certefikatë sigurie.

Pyetja që lind është: Çfarë duhet të bëjmë para se të blejmë një makinë të përdorur?

E thjeshtë fare. Përpara se ta blini makinën, shkoni dhe kontrollojeni në një servis për të parë nëse ka pësuar ndonjehërë aksident ajo makinë, nëse po, çfarë dëmia ka pësuar.

Sepse dëme të tillla si prishja e shasisë, e cila më pas zëvendësohet me një tjetër, por që asnjëherë nuk është origjinale, janë fatale për jetën nëse ndodh një aksident.

Një tjetër gjë që mund të bëni, përpara se të blini një makinë të përdorur është të pyesni një agjent sigurimesh rreth historikut të asaj makine. Duke i dhënë numrin e shasisë dhe targën e mjetit, agjenti i sigurimeve mund t’ju japë ju informacione të dobishme mbi automjetin.

Si të kontrollosh një makinë të përdorur?

Faza I:

  • Kontrollnio formën e makinës. Ki kujdes që makina të jetë e mbështetur mirë në dysheme përpara kontrollit. Kjo është për të qenë të sigurtë që do ti kontrolloni tamam gomat dhe nëse ka ndonjë gjë të varur në makinë.
  • Kontrolloni bojën e makinës, nëse ka ndonjë njollë, gërvishtje apo njollë ndryshku. Makina duhet të jetë e pastruar në mënyrë që të mund të shikohen këto detaje. Shikoni anët e makinës, nga fundi. Drejtoni gishtin përgjatë skajeve të nyjeve dhe ndërmjet paneleve. Nëse gishti ngec në ndonjë pjesë të vrazhdët, kjo tregon mbetjet që kanë ngelur nga shiritat maskues. Drejtoni gishtin përgjatë skajeve të nyjeve ndërmjet paneleve; vrazhdësi tregon mbetjet e mbetura nga shiritat maskues.
  • Kontrolloni bagazhin e makinës, për tu siguruar që është ende në gjendje të mirë. Nuk duhet të tregojë ndonjë shenjë të ndryshkut ose të hyrjes së ujit për shkak të plasaritjeve ose vrimave. Veshja në pjesën e brendshme të trungut tregon përdorimin e veturës.
  • Kontrolloni gomat. Gomat duhet të jenë të veshura në mënyrë të barabartë dhe duhet të jenë në të njëjtat përmasa. Shikoni sipërfaqen e gomave për shtrirje të keqe. Shtrirja e keqe mund të shkaktohet nga drejtimi i keq që i bëhet automjetit, nga rrënojat poshtë rrugës ose dëmtimi i kornizës.
  • Kurrë mos bli një makinë me kornizë të dëmtuar. Kontrolloni rripin që lidh parafangon përpara dhe mban majën e radiatorit. Mund të jetë e ngjitur ose e mbyllur.
  • Ngriheni makinën lart dhe shikoni sistemin e shkarkimit sepse kjo mund të tregojë rrjedhjen e vajit.

Faza II: Kontrolli poshtë kofanos:

  • Kontrolloni poshtë kofanos për dëmtime të ndryshme ose për ndryshk. Gjithashtu kontrolloni për numrin e identifikmit të makinës. Nëse numri nuk gjendet ose nuk është në vendin e duhur, kjo do të thotë se makina ka patur probleme më përpara dhe i janë ndërruar pjesët.
  • Kontrolloni tubin e gomave dhe rripin. Ato nuk duhet të kenë të plasaritura apo të çara. Tubi i radiatorëve nuk duhet të jetë i butë.
  • Kontrolloni motorin për ndonjë rrjedhje ose korrozion.
  • Hiqni kapakun e mbushjes së vajit. Nëse ka mbetje në brendësi, harroje atë makinë.
  • Tërhiqni shtizën e transmisionit; lëngu duhet të jetë rozë ose i kuq. Një makinë e vjetër mundet edhe ta ketë me ngjyrë të errët, por kurrësesi nuk duhet të duket dhe as të mbajë erë të djegur. Duhet gjithashtu të jetë i plotë (kontrolloni me motorin drejtimin).
  • Kontrollo rripin e fazës. Ky është rripi më i i rëndësishëm i motorit dhe gjithashtu më i kushtueshmi. Nëse rripi është i konsumuar shumë duhet ndërruar. Ky rrip duhet ndërruar çdo 100-160 mijë km, në varësi të cilësisë së llojit të rripit që ju i vendosni makinës tuaj.

Faza III: Kontrollo brenda makinës

  • Shkoni brenda makinës dhe shiko sedilet, tapicerinë për çdo njollë, të gërvishtura apo mbetje të tjera që mund të kenë.
  • Sigurohuni që kondicioneri i makinës punon. Ndize dhe provoje.
  • Kontrolloni odometrin (rrugëmatësin) e makinës për të parë se sa km ka bërë makina. Kjo është shumë rëndësishme, sepse odometrin tregon moshën e makinës. Një person bën mesatarisht 160-240 mijë km në vit. Ki kujdes! Të blesh një makinë 10 vjet të vjetër me kilometrazh të ulët jo domosdoshmërit do të thotë se është e mirë.
  • Kontrolloni nëse makina ka një kompjuter, sepse kjo ju ndihmon të identifikoni problemet që mund të ketë makina, dhe nuk ju duhet të paguani fatura të fryra tek specialistët që bëjnë kontrollin e makinës me kompjuter.
  • Kontrolloni dritat dhe të gjithë aksesorët e tjerë të makinës siç janë: sensorët e parkimit, kamerat e parkimit, radio, cd, etj.

Faza IV: Testimi i makinës teksa e ngisni:

  • Merreni dhe ngisni makinën përpara se ta blini. Testimi fizik i makinës përpara se ta blini është kontrolli më i mirë që mund të bëjë çdo individ që blen një makinë.
  • Testoni frenat teksa e nget makinën. Shtypi frenat fort herë pas herë për të parë nëse funksionojnë siç duhet. Kujdes, shtypini me masë dhe jo aq fort sa të dilni nga rruga.
  • Kontrollojeni makinën për dridhje. Një dridhje e makinës kur je duke e ngarë më shpejtësi të ulët do të thotë që ajo makinë ka probleme me pjesë të rëndësishme, të cilat kushtojnë shumë para.
  • Testoni nëse bën zhurmë ose krijon dridhje kur e rrotullon makinë 90 gradë. Bëjeni këtë teksa e ngisni shumë ngadalë makinën dhe vërëni veshin tek pjesa e përparme e makinës. Nëse degjoni ndonjë zhurmë të çuditshme ose dridhje, kjo tegon që nyjet e përparme duhen ndryshuar.
  • Kontrolloni historikun e makinës. Çdo makinë ka një libër shërbimesh ku regjistrohen të gjitha shërbimet që i janë bërë tek mekaniku. Kontrollojeni mirë këtë libër për të parë se çfra riparimesh i janë bërë asaj makine që ju doni të blini.
  • Kontrollojeni makinën tek një mekanik. Pasi të keni bërë të gjitha këto kontrolle vetë, për siguri më të lartë kontrollojeni makinën tek një mekanik dhe ai do t’ju tregojë më shumë rreth problemeve ose jo që mund të ketë patur makina.

LEXO EDHEKërcënim i sigurisë kombëtare/ Nga rrugët te celulari dhe këmbësorët, shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat