Shqipëria turistike vijon të jetë në artikujt e mediave të huaja.
Këtë herë ka qenë media franceze “Télé 7 Jours”, e cila i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë.
Media transalpine i jep më shumë vëmendje bukurive natyrore.
“Udhëtoni drejt këtij vendi të vogël në Evropën Juglindore, përgjatë deteve Adriatik dhe Jon dhe do të mrekulloheni nga bukuritë e saj. Shqipëria njihet për alpet e saj të mbushura me lumenj dhe liqene, por edhe për rivierën e saj të mahnitshme. Lugina e Valbonës, të ofron një bukuri përrallore, por është dhe shtëpia e shumë kafshëve të egra.
Një destinacion për të mos u humbur janë edhe liqenet e Prespës, por edhe laguna e Karavastasë, ku mund të shijoni bukurinë e dunave natyrore”.
Vitin e shkuar rreth 130 mijë francezë vizituan vendin tonë, ndërsa këtë vit numri pritet të rritet edhe më shumë.
LEXO EDHE: Prenotohen 60% e kapaciteteve/ Vlora “po thith” turistët e huaj pa nisur sezoni veror