14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë...

“Udhëtojmë më mirë së bashku”/ 84% e shqiptarëve që udhëtojnë jashtë Shqipërisë zgjedhin SIGAL UNIQA-n

Kur udhëtojmë jashtë Shqipërisë, përveç pasaportës dhe biletës së udhëtimit na kërkohet edhe siguracioni “Shëndeti në Udhëtim”.

Kjo policë sigurimi mbulon:

  • Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Emergjencat dentare
  • Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

Cila është kompania e sigurimit që i besohet masivisht ky siguracion?

Sipas buletinit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), për periudhën Janar-Shkurt 2024, kompania më e madhe dhe e besuar edhe tek produkti “Shëndeti në Udhëtim” rezulton të jetë sërish SIGAL UNIQA Group Austria.

Me 84% të tregut, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, le pas 7 kompanitë e tjera duke treguar edhe një herë besimin e qytetarëve tek ajo.

Përveç se, kompania më e madhe në treg dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA, është e vetmja kompani, e cila së bashku me siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, sjell produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?

Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:

  • Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  • Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  • Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  • Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

“Anulimi i Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.

SI TË BLEJMË ONLINE SIGURACIONIN “SHËNDET NË UDHËTIM”

Edhe pse është mjaft i nevojshëm, shumë prej nesh mund të kujtohet pak para nisjes së udhëtimit. Për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria ofron edhe mundësinë e blerjes online.

Mjafton një celular, akses në internet dhe në pak minuta polica e sigurimit mbërrin në e-mailin tuaj.

BLINI ONLINE SIGURACIONIN SHËNDET NË UDHËTIM KËTU

Pa harruar që, pranë ambjenteve të Aeroportit “Nënë Tereza” gjendet edhe një zyrë “SIGAL UNIQA” ku gjithashtu mund të blini policën “Shëndeti në Udhëtim” dhe çdo siguracion tjetër që ju nevojitet.

SIGAL UNIQA Group Austria, udhëtojmë më mirë së bashku! 

Për çdo pyetje, shkruani në:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat