11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti i sotëm në Greqi/ Shoqata e Siguruesve: Sigurimi i Pronës, mbrojtje...

Tërmeti i sotëm në Greqi/ Shoqata e Siguruesve: Sigurimi i Pronës, mbrojtje për të ardhmen

Dy tërmete të fortë me magnitudë 5.7 kanë goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje.

Sipas të dhënave sizmiologjike, lëkundjet sizmike të kësaj magnitude ishin me epiqendër në Detin Jon në afërsi të Filiatra. Tërmeti u ndje edhe në Kretë, Patra dhe Athinë.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, e cila ka përsëritur edhe një herë apelin për më shumë sigurime, si e vetmja mundësi për të qenë të mbrojtur financiarisht në raste fatkeqësish natyrore dhe jo vetëm.

POSTIMI: 

TËRMETI I SOTËM NË GREQI NA RITREGOI SE JETOJMË MES RREZIQEVE/ SIGURIMI I PRONËS, MBROJTJE PËR TË ARDHMEN
Greqia u zgjua sot nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 5.6 dhe 5.7 ballë të shkallës rihter, duke na risjellë edhe një herë në vëmendje se sa të prekshëm dhe të brishtë jemi përballë fenomeneve të ndryshme natyrore.
Ashtu si fqinji ynë jugor, edhe Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, e cila është e rrezikuar vazhdimisht nga tërmetet.
Lëkundjet shkatërruese që kanë goditur vendin ndër vite shërbejnë si një kujtesë e fortë e forcës së paparashikueshme të natyrës.
Nga shtëpitë deri te infrastruktura e dëmtuar, pasojat e një tërmeti mund të jenë shkatërrimtare edhe nga ana financiare duke bërë që të nevojiten vite për ti kapërcyer.
Ndaj Sigurimi i Pronës nga zjarri dhe tërmeti është një rrjet sigurie financiare duke na ndihmuar në lehtësimin e një barre shumë të madhe, që ndoshta nuk mjafton një jetë për ta tejkaluar”. 

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet nga një numër burimesh.

  • Zjarri
  • Rrufe
  • Shpërthim
  • Tërmet
  • Përmbytje
  • Stuhi
  • Breshër
  • Vjedhje
  • Etj…

Sa kushton?

Nëse për të blerë një apartament ju nevojiten minimalisht 1000 euro për metër katror, për ta siguruar atë nga të gjitha rreziqet mjafton nuk duhen më shumë se 1 euro për metër katror.

Siguroni shtëpitë tuaja sepse të sigurosh shtëpinë do të thotë të mbrosh të ardhmen!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat