Sëmundja e kancerit ishte dhe mbetet një problem global i shëndetit publik, përfshirë këtu edhe Shqipërinë ku rastet njohin rritje vit pas viti.
Madje, kanceri po shpeshtohet edhe në moshat e reja,
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në Euronews Albania, u shpreh se në vendin tonë, çdo ditë 9 persona humbin jetën nga kanceri.
Sipas tij, statistikat mund të jenë më të larta, pasi ka persona që nuk janë paraqitur në ambientet e spitalit.
“Në Shqipëri sipas të dhënave kemi 9 humbje jete në ditë nga kanceri. Nuk është diçka as e rrallë e as e çuditshme. Mund të ketë dhe të tjerë që nuk janë paraqitur në ambientet e spitalit”, u shpreh ai.