Shqipëria e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për në Euro 2024, që zhvillohet këtë verë në Gjermani.
Kuqezinjtë sfidojnë në Parma të Italisë, kombëtaren e Kilit.
Një provë e vërtetë pasi kundërshtarët renditet në skuadrat e nivelit mbi mesatar, madje janë shpeshherë pjesë e Kupës së Botës si dhe mjaft të spikatur në Kupën e Amerikës.
Kili, duket kundërshtari i duhur për trajnerin Sylvinho i cili ka ende për të marrë disa përgjigje nga lojtarët në organikë, sidomos kur vjen puna te sulmi aty ku shumë emra janë në garë për një vend mes listës së 23 lojtarëve që do të grumbullohen për europian.