0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSTATISTIKA- Aksidentet në vendin e punës/ Siguroni punonjësit tuaj dhe vijoni biznesin...

STATISTIKA- Aksidentet në vendin e punës/ Siguroni punonjësit tuaj dhe vijoni biznesin të qetë

Aksidentet në vendin e punës nuk janë diçka e re. Mesatarisht në një muaj janë aksidentuar 15 punëmarrës në vitet 2019-2020, që për fat ka rënë në 10 për këtë vit. Por ka ende rrugë për të bërë në funksion të minimizimit të tyre…

Sektori minerar, ndërtimi dhe ai elektrik janë tre aktivitetet në të cilat aksidentet në punë janë më të shpeshta, deri në humbje jete. Ndërsa rastet fatale janë ulur me kalimin e viteve, ngjarjet e ripërsëritura të aksidenteve në biznese të ndryshme në vend vijnë si një kambanë alarmi për të rritur kontrollet dhe masat e sigurisë së punëdhënësve.

Statistika

Statistikat e fundit tregojnë se, aksidentet në vendin e punës dhe për shkak të saj gjatë vitit 2020 ishin 168 raste.

Inspektoriati i Punës (ISHPSHSH) bën me dije se gjatë vitit të shkuar janë kryer 201 inspektime të nisura për këtë shkak. Gjatë hetimeve, janë konfirmuar 182 punëmarrës të aksidentuar në punë, prej të cilëve 36 punëmarrës rezultuan me pasoja të humbjes së jetës. Në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejt me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, po ashtu 72% e aksidenteve me pasojë fatale për jetën kanë ndodhur për të njëjtat shkaqe.

Aksidentet me pasojë vdekjen sipas Degëve Rajonale, kanë ndodhur në 33% të tyre në Tiranë, 19% në Dibër, 14% në Durrës. Numri më i lartë i punëmarrësve të aksidentuar me pasoja fatale janë në sektorin e ndërtimit, në masën 27%. Në “Ndërmarrjet prodhuese” janë 22% e rasteve me pasoja fatale, ndërkohë që 14% e punëmarrësve me pasoja fatale rezultojnë në subjektet minerare.

Numër i konsiderueshëm i punëmarrësve të aksidentuar janë dhe rastet e subjekteve shtetërore ku numërohen 29 punëmarrës të aksidentuar nga të cilët 7 punëmarrës kanë rezultuar me pasoja fatale.

Nisur nga shkaku i aksidenteve me pasojë vdekje: 28% e tyre kanë si shkak të aksidentit “rënien nga lartësia”; 12% moszbatimin e rregullores së sigurimit teknik; 9% rënien në kontakt me energjinë elektrike; 14% aksidente rrugore me pasojë vdekjen.

Të aksidentuarit me pasojë vdekje janë me shtetësi shqiptare, dhe kryesisht me pozicion pune punëtor, vagonist, vinçier, specialist ndërtimi, shofer etj. Në 36% të punëmarrësve me pasojë vdekje, aksidenti ka ndodhur 1 ditë deri në 1 vit nga fillimi i punës me punëdhënësin aktual, që do të thotë në punën aktuale.

Punëmarrës të huaj (kompani të huaja me seli në Shqipëri) në Drejtoritë Rajonale të ISHP-së me numrin më të madh të aksidenteve rezultojnë Tirana, Durrësi, Dibra, Korça. Kjo mund të jetë e lidhur edhe me: përqendrimin më të madh të numrit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet.

Aksidentet fatale

Numri i të aksidentuarve me pasojë humbjen e jetës, për vitet 2019 dhe 2020 ishte mesatarisht 3 punëmarrës/muaj, kurse për 2021 ky tregues është ulur në 2 punëmarrës/muaj.

“Të qenurit të sigurtë në vendin e punës është një e drejtë, jo privilegj”.

Nën këtë moto, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, SIGAL UNIQA Group Austria sjell për bizneset paketat më të mira të sigurimeve, të cilat ju mbrojnë nga çdo e papritur që mund t’ju ndodhë në vendin e punës e që mund të ketë pasoja për biznesin apo punonjësit tuaj.

Sigurim nga aksidentet

Mund të ndodheni kudo, gjatë ushtrimit të profesionit, në udhëtim biznesi apo turistik, një aksident i papritur apo një sëmundje e menjëhershe dhe emergjente mund t’ju gjente të papërgatitur ekonomikisht ndaj rekomandojmë sigurimin nga aksidentet.

Ky sigurim mbulon:

  1. mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme qe mund te ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj
  2. aksidente si helmimi, mbytja, ngrirja, sforcimet fizike etj
  3. humbje jete apo paaftësi totale të përhershme

Sigurimi nga aksidentet (Punonjësit)

Ky sigurim mbulon:

  1. Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  2. Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

Sigurimi i përgjegjësisë publike ndaj palëve të treta

Çfarë mbulohet

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë prodhuese, ndërtuese dhe përdoruese në ambjentet e tij.

Sa kushton?

Tarifat për këtë lloj sigurimi janë në varësi të veprimtarisë, procesit të punës, qarkullimit, kufijve të dëmshpërblimit por mesatarisht aplikohet një tarifë nga 0,1% deri ne 0,35% e limitit të përgjegjësisë.

 Link: https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

 

Për më shumë informacion klikoni në Sigurimi i Punonjësve

Mund të shkruani në [email protected] ose në WhatsApp në numrin +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat